Dhunoi 42-vjeçarin dhe e la në mes të rrugës në Tiranë, shpallet në kërkim autori

16 Korrik 2024, 12:12Kronika TEMA
Dhunoi 42-vjeçarin dhe e la në mes të rrugës në

Një 34 vjeçar nga Peshkopia është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës si autor i dyshuar i dhunimit të 42 vjeçarit Rigels Kaso, i cili u gjet të hënën në mes të rrugës.

Ndaj 35 vjeçarit rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.

42 vjeçari kishte marrë lëndime të shumta në pjesën e kokës por ndodhej në gjendje të stabilizuar në spital.

''Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën "Sokrat Miho", dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal'', njofoi policia.

4 Komente

  1. k
    k

    Malokēt nē Tiranē, tragjedia mē e madhe kombētare e tē gjitha kohērave.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sam

      Malok jane quajtur skraparllinjtë nga Beratasit . Malësor apo bjeshkatatar jane quajtur Geget nder vedi ,kur te nisesh ma ja marr nderin dikujt, duhet te bahesh gati te paguash pasoja,dhe ky zotnija ka paguar per sjelljen e tij

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Malesor eshte ai qe eshte nga vend malor ndersa malok eshte nje person qe nuk eshte prekur nga qyteterimi. Sa per ngjarjen nqs ky nga bilishti ka ngacmuar gruan e tij ajo ti bente bllok por mesa duket e ka zgjatur vete Ne shoqerine e civilizuar keto i zgjidh ligji por maloket si ky nga jugu a nga veriu vazhdojne edhe sot te vrasin se i ngacmoj gruan Fatkeqesi dhe prapambetje e madhe per kete vend qe ka te tillle njerez primitive si ai dhe si ti qe mendon njesoj dhe do veproje njesoj ne vendin e tij

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kujdes nga njerezit si kafshe!

        Kujdes nga njerezit si kafshe! Nuk eshte i vetem agresori. Agresoret gjejne terren dhe shtohen. Policia duhet te vendose rregull. Dhunes duhet pergjigjur me dhunen e ligjit, ndryshe njerezit si kafshe, qe nga pozicioni i deputetit, deputetes sadetes e deri tek bashkejetuese leshes do te hane te gjalle, ne se i shikon me sy! Jetojme ne demokraci, nuk i thone shaka! Lumë si ne e llumë si ne!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje