Dhunuan 48-vjeçarin dhe qëlluan me kallash në ajër, 3 të arrestuar në Durrës, mes tyre një vajzë! Dy në kërkim

9 Shkurt 2025, 11:56Kronika TEMA
Dhunuan 48-vjeçarin dhe qëlluan me kallash në ajër, 3

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan me një 48-vjeçar në lagjen nr. 18, Durrës.

Ata e kanë goditur Gentian Zenelin, me sende të forta dhe gjithashtu njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, konkretisht kallashnikov, informoi sot policia.

Sipas njoftimit të bluve të arrestuarit janë Gentian Zeneli, Jolanda Zeqiri dhe Spiro Shore, për moskallëzim të krimit.

Ndërsa në kërkim janë Hamdi Llana dhe Klajdi Senko, të cilët pas konfkliktit janë larguar me shpejtësi me një automjet.

Njoftimi i policisë Durrës:

U konfliktuan me sende të forta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër, ndërhyrja e  menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.

Vihen në pranga 3 shtetas për  veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe Moskallëzimi i krimit”.

Shpallen në kërkim 2 shtetas  të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri  dhe u konfliktuan me një 48-vjeçar.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim  se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri - tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve. 

Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit H. Ll., dhe K. S.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:

G. Z., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".


S. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës" dhe Moskallëzimi i krimit”.

J. Z., 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale  "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit H. Ll., dhe K. S, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G.Z, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje