Trafiku nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda: Ishin burimi kryesor i ngjarjeve kriminale

5 Korrik 2025, 10:04Kronika TEMA
Trafiku nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda: Ishin burimi kryesor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shpërndarë një mesazh pas finalizimit me sukses të disa operacioneve policore të rëndësishme, ndër to edhe operacioni i fundit i Policisë së Kukësit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe arrestimin e dy shtetasve nga Kosova.

“Çdo armë e ndaluar është një jetë e shpëtuar. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar,” tha Proda, duke theksuar rëndësinë e veprimeve parandaluese dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar.

Ai vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Kosovës si një model suksesi rajonal dhe bëri thirrje për mbështetje dhe besim nga qytetarët, duke u shprehur se Policia e Shtetit është e përkushtuar maksimalisht për garantimin e sigurisë në çdo cep të vendit.

Në përfundim, Proda përcolli një mesazh të qartë: “Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarët, një forcë e pandalshme.”

 

1 Komente

  1. k
    koqevaret shqipfoles me theks serb

    koqevaret islamike gjakperzier duhet te futen perseri me vize ne shqiperi, , bastardeve islamike shqipfoles as qe u behet vone qe me ato arme do vriten shqiptare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje