Arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Angli, zbulohen grabitjet me vlerë 1 milion paund

4 Korrik 2025, 19:37Kronika TEMA
Arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Angli, zbulohen

Policia ka arrestuar katër persona në Midlands pas një vale vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipet nga Cheshire, Staffordshire, Derbyshire dhe Nottinghamshire ekzekutuan urdhër-arreste të shumta në adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham. Tre shqiptarë dhe një grua 33-vjeçare britanike u arrestuan, ndërsa u sekuestruan edhe një disa orë  dhe çanta me vlerë të lartë.

Sipas medias britanike të cilës i referohet Top Channel, të katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim.

Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 30 vjeç, dhe Jade Tubb, 33 vjeç, janë akuzuar të gjithë vjedhje midis nëntorit 2024 dhe marsit 2025.

Policia kreu arrestimet si pjesë e një hetimi për 37 vjedhje me dhunë të objekteve me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis tetorit 2024 dhe marsit 2025.

Të gjitha vjedhjet përfshinin vlera totale më shumë se 1 milion paund.

4 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Farage (citjoneziut te palar): o njish na hengsh k@rin.....

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Duhet te jete kompllot i sorosit ,sepse shqiptaret jane fisnike dhe nuk bëjnë kurrë ksi gjerash.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kane Prinder keta plehra dhe shoqeri !

        Hajd se ja kompletojne mire ne burg Poicia Angleze ketyre qorave qe duhan te jetojne me djersen e te tjereve..... krenari per shqiptaret e tjere te ndershem qe punojne kudo ku jetojne ne vendet e EU ,,,, nate e dite dhe jetojne te ndershem..... keta te tjeret mbeturinat ,plehrat le te rijne ca vite ne Burg large Familieve te tyre ...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kane Prinder keta plehra dhe shoqeri !

          Hajd se ja kompletojne mire ne burg Poicia Angleze ketyre qorave qe duhan te jetojne me djersen e te tjereve..... krenari per shqiptaret e tjere te ndershem qe punojne kudo ku jetojne ne vendet e EU ,,,, nate e dite dhe jetojne te ndershem..... keta te tjeret mbeturinat ,plehrat le te rijne ca vite ne Burg large Familieve te tyre ...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje