“Ke 2 orë që gënjen” - Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj përplasen në GJKKO

4 Korrik 2025, 12:34Kronika TEMA
“Ke 2 orë që gënjen” - Erion Alibej dhe Plarent

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje verbale midis tij dhe Plarent Dervishajt.

Teksa Alibej ka rrëfyer detaje nga takimet mes tyre dhe përgatitjet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, Dervishaj ka ndërhyrë duke e akuzuar se po gënjen, shkruan A2CNN. Kjo ka sjellë tensione në sallë, me Plarent Dervishajn dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë që janë ofenduar me njëri-tjetrin.

Trupi gjykues ka ndërprerë seancën për shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Alibejt dhe Dervishajt, e më pas kanë vendosur që ky i fundit të largohet nga seanca e sotme.

Përplasja midis Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj:

Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurorit Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi.

Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe anasjelltas. Por nuk do të thotë se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.

Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.

Erion Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë  mendoj se këtu janë “gjujtësit”.

Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?

Erjon Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.

Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.

Erion Alibej: Kolegët e tu.

Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Dumani, djal.

Lini një Përgjigje