Në 24 orët e fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, 4 prej të cilave janë ende aktive, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit e Beratit.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.
– Aktive mbetet edhe vatra e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Situata sot është e qetë, por në monitorim.
– Një tjetër vatër aktive është ajonë fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Ditën e sotme, forcat operacionale, dhe me ndihmën e Helikopterit Cougar do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.
– Aktive është edhe vatra e zjarrit në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv. Forcat operacionale vazhdojnë punën dhe gjatë ditës së sotme.
Lini një Përgjigje