Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri - Sekuestrohen 8 pistoleta, arrestohen dy persona

4 Korrik 2025, 12:25Kronika TEMA
Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri - Sekuestrohen 8 pistoleta,

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen. Në pranga kanë rënë 2 persona nga Kosova të identifikuar si Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki.

Ata u kapën në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, ku gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 8 armë zjarri pistoleta.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar.

Për shkak të hetimit Policia nuk i bën të ditur të dhënat e tyre, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Sekuestrohen 8 armë zjarri pistoleta.

Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë që i kishin trafikuar armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të shtetasve që do të blinin armët, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për shkak të hetimit.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”. 

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren.  

Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin Sh. Q., gjetën 8 armë zjarrri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar. Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

3 Komente

  1. R
    Rekord Kriminelesh ne KS !

    Plasini ne Burg te perjetshem keta plehra ! se vijne ne Nenen Shqiperi dhe duhan po Nenen Shqiperi ti vrasin sikur te ishin kriminelet Serb.... Ha Indinjohet shoqeria ne KS atje ku banojne keta plehra, qe ti degjenrojne ! ( Normal disa Indivite ) keta plehere e kane ne Gen kriminalitetein ! keshtu lindin ! keta jene si gjarperijnte , nese nuk ju shtypi koken , keta rringjallen perseri...

    Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje