Gjenden dhe asgjësohen 195 bimë narkotike në fshatrat Progonat dhe Mamaj, procedohet kryetari

4 Korrik 2025, 14:03Kronika TEMA
Gjenden dhe asgjësohen 195 bimë narkotike në fshatrat Progonat

Dy parcela me 195 bimë hashashi të mbjella janë zbuluar dhe asgjësuar nga Policia e Gjirokastrës, pas një aksioni ditën e sotme në fshatrat Mamaj dhe Progonat, në Tepelenë.

Nën akuzë për shpërdorim të detyrës u mor kryeplaku i fshatit Mamaj, ndërsa po hetohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. 

"Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë gjetën 195 bimë të tjera të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

-në njësinë administrative Qëndër, në fshatin Mamaj, u gjetën 149 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e këtij fshati, shtetasin M. Z.;

-në njësinë administrative Kurvelesh, në fshatin Progonat, u gjetën 46 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit. Kontrollet vijojnë", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje