Një grup protestuesish nga zona e Rrjollit kanë sulmuar këtë të mërkurë godinën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke hedhur vezë në drejtim të ndërtesës dhe duke paralajmëruar për radikalizim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.
Pas incidentit, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj dy protestuesve, të identifikuar si Gezim Pjeshka dhe Nikoll Malaj.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, të parashikuara nga nenet 274 dhe 262 të Kodit Penal.
Aksioni para SPAK është prirë nga Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që SPAK të ndërhyjë për t’i kaluar tokat në zonën e Rrjollit.
Sipas tyre, toka u përket familjeve të tyre dhe është marrë në mënyrë të padrejtë nga Fatmir Shpellzaj, i cili sipas pretendimeve të tyre ka fituar në mënyrë të padrejtë vendimet gjyqësore të formës së prerë.
Protestuesit kanë deklaruar se do të shkojnë “deri në fund për amanetin e gjyshërve”, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave, ku vetëm pak ditë më parë u shprehën se do të ketë edhe gjakderdhje.
Nga ana tjetër, pronari aktual i tokës, Fatmir Shpellzaj, ka deklaruar se çështja është zgjidhur në gjykatë përmes dokumenteve ligjore dhe vendimeve të formës së prerë.
Ndërkohë, kompania ndërtuese Gener 2, e cila po zbaton projektin turistik në zonë, ka përsëritur se është e hapur ndaj çdo subjekti që paraqet certifikatë pronësie dhe dokumentacion të njohur nga shteti shqiptar, duke theksuar se në mungesë të këtyre dokumenteve nuk mund të ligjërojë pretendimet e tyre.
Prej disa ditësh, tensionet në zonën e Rrjollit janë përshkallëzuar. Pak ditë më parë, protestuesit sulmuan makineritë e punës, punonjësit dhe policinë private të kontraktuar për ruajtjen e kantierit.
Vetë protestuesit kanë deklaruar më herët se nuk janë kundër projektit turistik në zonë, por kërkojnë që, sipas tyre, të kompensohen me para.
Gjobvenes te dhunshem. Jazek se nul merret toka vetem se ka kullot aty lopen gjyshi. Ke letra, ske letra, qepe gojen e rri ose gjeji edhe shko ne gjykate
I besova ne fillim kur i pash neper media por kur filluan te flasin neper media u mor vesh qe dun ndje kocke por kocke pa letra s'ka
Gjaku ju mbulofte bashke me spermatozoidin e Lulzim Bashes, Agron Shehaj qe bleu mandatin.
Debil . Ne Shqiperi tek PD-PS-ja te gjithe i kane te blere mandatet. Agroni eshte zgjedhur deputet me partn i tij te re 'MUNDESIA'.
Gono, do permendesh me emer ndonje oligark nafte qe po i ngre çmimet qytetareve? E thua dot, se thua dot! Ik gris bythen atehere se e kupton edhe dreqi qe do me kap ndonje lek nga Ulaj
Goni! Hetimi I Call Centrave vazhdon.
Jane te Saliut
Nje dite duhet te plase lufta e pashpallur e shtetit kunder shpellareve qe kujtojne se akoma jetojme ne kohen e tokes se xanun
Keta jo vetem do han dru por do te pendohen kaq shum per kafsherin e treguar sa do te luten perendise te mos kishin lindur kurr ne shqiperi
Prona ne Shqiperi ka shkuar tek i "forti" dhe jo tek i zoti.Protestuesit duhet te paraqesin dokumentat (si ish pronare,ne qoftese i kane) e pastajte protestojne.Mendoj se njesia administrative ku perfshihet Rrjolli duhet te flase dhe te ndaj gjerat.Lenia zvarre e problemit nuk eshte ne te mire te askujt.Vazhdon rumpalla "toke e xanun".
po i ka marre ai burri i botes me vendime te formes se prere keta grijne sallate kot
Jo me ,vetëm për vezë penalisht ?Imagjinoni për molotov ?