Ahmetaj reagon nga arratia ndaj deklaratave të Ramës: Janë shkelje e prezumimit të pafajësisë...

11 Mars 2026, 09:20Kronika TEMA
Ahmetaj reagon nga arratia ndaj deklaratave të Ramës: Janë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ky i fundit është shprehur se në çështjen ndaj tij ka “1001 të zeza”. Përmes një postimi, Ahmetaj e konsideron këtë deklaratë si shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe si ndërhyrje të papërshtatshme në një proces që i takon drejtësisë.

Sipas Ahmetajt, deklarata e kryeministrit bëhet në një moment kur çështja ndaj tij ende nuk ka nisur të gjykohet dhe kur hetimet sapo janë mbyllur, çka sipas tij e bën edhe më problematike një qëndrim të tillë publik nga kreu i qeverisë.

"Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.
Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.
Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.
Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.
E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë." - shkruan Ahmetaj. 

25 Komente

  1. L
    Luani

    Ik mor zgjebe

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miu trimosh

      Ti more pis,hajde ketu dhe mos u fshih si mi

      Përgjigjjuni
      1. V
        VK

        Po ore po te vij aty te bej burg si te tjeret me akuza per "shperdorim detyre" derisa Saliu me Ramen te merren vesh.

        Përgjigjjuni
      2. V
        VK

        Koha te dha te drejt megjithese merr flak kot dhe te flet goja para mendjes. Fakti qe Zvicra te jep strehim tregon qe bota ka te tjera standarte te drejtesis. Je nga te paktet qe ne politik hyre milioner dhe jo brekgrisur si Saliu me familjen e vet apo si Likja me Moniken me sandale dhe sot nuk dine sa prona e pasuri kane.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celo Mezani

          Ja ke fut pak si kot VK. Apo vk cfare shkruajme se tek blogu Temes jemi? Koha nuk i ka dhene asnje te drejte Ahmetaj, Syri i Xenit po. Ahmetaj milionin e pare e beri si Zv Minister (me agresivitet me shume se ministri qe kishte mbi vete) ne kohen e Fatos Nanos. Para se te hynte ne politike ishte nje perkthyes i vockel i anglishtes me ambicie gjigande per tu bere i pasur. I vetmi njeri ne Republiken e Shqiperise qe kushdo qe e ka njohur flet vetem keq, shume keq. Nuk vjen as tek niveli i Like floririt se per ate gjenden 100 burra qe e lavderojne.

          Përgjigjjuni
          1. V
            VK

            Jo mo byrazer Celo e ka bere ne kohen e Saliut milionin po shikoje mire se ka qene keshilltare ne ministrine e ekonomise qe me 1992 e me vone me Tosin dhe me Meten, por edhe me nderkombetaret. Fakt eshte qe hyri ne qeverine e Rames me 20 milion euro pasuri te deklaruara.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Al

              D.m.th milionat i paska bere me nje rroge shtetrore? Me 20 million euro nuk e ben kete nje super hajdut? Pytja qe duhet shtruar eshte se shale gjati nuk duhej ta fuste ne qeverri kete hajdut. Jane te gjith per litar se burgu esht pak.

              Përgjigjjuni
        2. R
          Realisti

          Gjithë Shqipëria e di që je një super hajdut!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kallarja kuqe

            Po ti je pjese? Ore na cmendet, po lereni drejtesine te bej punen, po ka vjedh ta denojne edhe shnet. Nuk bohet me thashetheme drejtesi o realist.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisteve cekic ballit

              Hahahaha lere drejtesine te beje punen e saj. Cila drejtesi more tutkun. Keta jane bythe e breke me njeri tjetrin.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapajani

                Kallarja blu,,,,pse ka drejtësi Shqipëria,,që kur kështu,,,të kishte drejtësi,,Saliu do i kishte bërë 20 vjet burg sot,,,pirth o meçe pirth

                Përgjigjjuni
              2. v
                vv

                shyqyr qe fole se kishim merak se mos ishe ke autobuzi qe u dogj>>>>???

                Përgjigjjuni
              3. N
                Naimi

                Ky ka qenë ministër,turpë çfar shizofreni paranoid!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Romeo juristi i njohur

                  Kush tha që bota i ka dhëne strehim?... Akoma...

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    albatros

                    Për rastin Ahmetaj, prezumim pafajsie = Unë do vjedh, po s’më kape me parà në xhep nuk jam vjedhës. Opala mbaje tani hahahaha

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E di vete ti pse ike si skuth.

                      Te gjithe,mire keq kane qendruar e jane perballur me drejtesine.Vetem ti dole skuth se e di qe je fajtor .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Malsori

                        O. Ahmet /ahmak- idiotë/ trego që ishe dhe je spiun i Serbisë, trego si bëre ndeshje me veturë me atë rrospie serbe te Presheva dhe si vodhe e plaçkite Shqipërinë dhe si e përbaltës atdheun tonë të shenjët, dhe ikën nga krimet e fshehesh nëpër botë. Mos u hidh si melaqe se je vetë djalli.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          albatros

                          Ky kryeministri i mirë apo i keq (koha do e sqarojë patjetër) të dha dorën si rrallë kujt tjetër, ti o i pafajshëm (deri tani siç ndjehesh) i more gjithë krahun. Të paktën kjo nuk të bën herò.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cute Babulja

                            Ktheu mor burrec dhe perballu me drejtesine, sic po bejne shume prej jush qe keni abuzuar me pushtetin! Leri derdellitjet se jane mode shume arkaike e provinciale!

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Niku

                              Janë dy veprime z. Ahmetaj që të komprementojnë: aratisja dhe komentet e tua tek Çim Peka e Syrit të Berishajve! Po të ishe i pastër nuk do t’i bëje këto veprime. Perdore politikën që të mbrohesh, por kjo ul vlerën e pafajsisë sikurse pretendon. Perballu me Drejtësinë dhe lëre mënjanë politikën!

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kaçaniku

                                Po te ish burre i mire do te qendroje ne Shqipëri. Ti je nje hajdut dhe nje dezerter i shtetit.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Azili

                                  Pse lajm eshte ky. Kujt i plas ca thote Ahmetaj. Botoni keshtu lajmesh se exndihmoni per azil.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Linza

                                    Ky Ahmetaj eshte nje hajdut i lindur, imoral dhe nese po grin sallate nga arratia per te bere opozite me PD-n le te vije ne Shqiperi. Mese jeton jashte? Me vjedhjet qe ka bere! Eshte aq idiot dhe grabitqar sa edhe nje hotel jashte ja paguan korruptuesit dhe mbeti gjurme e lehte per prokurorine.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Me tope ka Balluku sesa ti more bajge, qe ike me brek dhe shapka nga kufiri.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tigri prej karrtoni

                                        Lepurush eja dhe mbrohu....nuk te mbrone dot i Qimi Berrishes te Syri Zenit. Hipi avionit dhe perballu me drejtesine

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje