Kërcënohet pronari i MCN TV, Endri Meksi

10 Mars 2026, 22:05Kronika TEMA
Kërcënohet pronari i MCN TV, Endri Meksi

Një incident i rëndë raportohet të jetë regjistruar në Tiranë, ku CEO i MCN TV, Endri Meksi, është kërcënuar nga tre persona të maskuar që janë paraqitur pranë ambienteve të medias rreth orës 23:00 të së dielës.

Sipas informacioneve, autorët kanë mbërritur me një automjet tip “Audi” të bardhë dhe kanë qenë të armatosur si dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli. Ata kanë kërcënuar drejtuesin e televizionit dhe më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.

Për ngjarjen është bërë kallëzim nga vetë Endri Meksi, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe të vetë MCN TV për të identifikuar autorët.

Ngjarja konsiderohet serioze pasi kërcënimi ka ndodhur pranë ambienteve të një media, duke ngritur shqetësime për sigurinë e gazetarëve dhe klimën e lirisë së medias në vend. Hetimet janë në vijim.

4 Komente

  1. F
    Frangaj

    Ne kete vend qe quhet Shqiperi vrasin apo kercenojne rrugecerit . Ky zoteria cuni i Leke Meksit nuk e besoj kurre qe te jete i atij niveli qe nje apo dy tre rrugece ti shkojne tek tv e ti bejne presion apo ta kerenojne apo gjobe per lek . E sigurte eshte qe ata qe kane shkuar jane pjestare te bandes terroriste te Sali Sheqerzehere Berisha . Kushedi se kush nga emisionet ua ka prishur qefin megjithse ky tv mban anen e upodhites .

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      Pse Shqiptar qeka ky???

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tng

        ?????

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Nje piste mund te jete qekercenuesit jane rrugace te blere nga Gazmenda Bardha e Mulo- mushkes, per te thene se I ka shtyre Ballukja..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje