Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shpallur sot vendimin unanim në çështjen “Manjani kundër Shqipërisë“, duke konstatuar se shteti shqiptar ka shkelur Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Shiqiri Manjani, iu nënshtrua në vitin 2020 procesit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës për profilin prokuror, ku pasi kaloi provimin, u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Shkak për këtë vendim u bë një dënim për vjedhje i vitit 2006, i marrë kur ai ishte 15 vjeç, dënim për të cilin aplikuesi ishte reabilituar ligjërisht në vitin 2014.
Ankimet e Manjanit u rrëzuan radhazi nga Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Autoritetet vendase argumentuan se legjislacioni i posaçëm ndalon pranimin në sistemin e drejtësisë të personave të dënuar me vendim të formës së prerë, pavarësisht reabilitimit apo moshës kur është kryer vepra.
Një element i rëndësishëm i vendimit të Strasburgut është referenca që i bëhet mendimit kundërshtues të gjyqtares Marsida Xhaferllari në Gjykatën Kushtetuese, i përmendur në pikën 10 të vendimit.
Në këtë opinion në pakicë, gjyqtarja Xhaferllari kritikonte mënyrën se si gjykatat shqiptare kishin arsyetuar vendimet e tyre. Sipas saj, gjykatat e zakonshme kishin injoruar faktin se Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte zbatuar në thelb ndryshime ligjore që në atë kohë ekzistonin vetëm si projekt-amendamente, ndërsa Gjykata e Lartë kishte krijuar vetë pamjen e një zbatimi retroaktiv të ligjit, duke përdorur interpretimin e dispozitës së ndryshuar më vonë.
Sipas Xhaferllarit, shumica e Gjykatës Kushtetuese gjithashtu nuk kishte kryer një balancim real midis interesit publik dhe të drejtave të aplikantit, duke mos shpjeguar pse ndalimi i tij për të hyrë në Magjistraturë ishte proporcional me parimin e dinjitetit njerëzor, sidomos duke pasur parasysh moshën e tij në kohën e ngjarjes dhe aftësinë e kufizuar të një të mituri për të kuptuar plotësisht pasojat e veprimeve të tij.
Gjykata Evropiane vlerësoi se ndërhyrja e autoriteteve shqiptare ishte jo proporcionale dhe e pambështetur në një analizë të mjaftueshme. Pikat kyçe të arsyetimit përfshijnë:
-Mungesa e vlerësimit të individualizuar: Gjykata konstatoi se autoritetet kombëtare u mjaftuan me një interpretim mekanik të ligjit, pa kryer një analizë të hollësishme të rrethanave specifike të rastit.
-Shpërfillja e moshës: Faktet tregojnë se z. Manjani ishte i mitur në kohën e veprës penale (15 vjeç), rrethanë që sipas Gjykatës duhej të trajtohej me prioritet në dritën e interesit më të lartë të fëmijës dhe parimeve të riintegrimit.
-Natyra e ndalimit: Gjykata e cilësoi si “ndalim absolut dhe të përhershëm”, i cili ka pasur një ndikim serioz dhe të pakthyeshëm në zhvillimin profesional dhe identitetin social të aplikuesit në një fazë të hershme të karrierës së tij.
-Integriteti i mëpasshëm: Nuk u mor parasysh sjellja e aplikuesit pas dënimit, përfshirë faktin që ai kishte ushtruar profesionin e avokatit dhe oficerit të policisë gjyqësore pa probleme ligjore.
Në përfundim, GJEDNJ vendosi:
-Dëmshpërblim: Shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë aplikuesit shumën prej 4,500 euro si dëmshpërblim për dëmin jopasuror.
-Rihapja e procesit: Gjykata vuri në dukje se legjislacioni shqiptar parashikon mundësinë e rihapjes së procesit gjyqësor në nivel kombëtar për rishqyrtimin e rastit në dritën e këtij aktgjykimi.
Ky vendim është marrë në mënyrë unanime nga një dhomë e përbërë prej shtatë gjyqtarësh.
Te thyesh embargon, te besh grusht shteti, te shkatrrosh shtetin, te vrasish protestus, te hellish nje fshat ne ere apo te vjedhish pronat publike dhe private nuk te pengojn te drejtosh nje parti por nje vjedhje e kryer ne moshen 15 vjeqare eshte e mjaftushme te skualifikohesh edhe per magjistrsture. Kjo eshte llogjika e funksjonarve tane.
Dhe të dënohesh për vjedhje dhe pastaj të bëhesh prokuror nga ana morale jo ligjore s'ka asnjë kuptim Duke qenë se ma kandidatë me të pastër
more njerez ne drejtesin shqiptare jane fute njerez me lidhje e interesa te perbashketa mafjoze, jane denigru ato qe nuk kan pas lidhje. Olsi Dado hajdut e me vone noter bahet hetus se ka lidhje e pagun pare, pra blen vendin e punes e denon njerez per inate. Keshtu jane gjysma e tyre ne drejtesi, shumica Shpellare e lodraxhi.
Janë këta të PD dhe Sali Berishës që e kanë dënuar pa të drejte, për në socialistët vjedhja nuk konsiderohet krim. Përkundrazi, ne të tillë i duam dhe i bëjmë deputet e ministra sepse vjedhjen e trajtojmë si aftësi. Duhen shekuj që të paaftët t'a kuptojnë dhe ndjejnë kënaqësinë që të jep vjedhja, një nga virtytet më të larta të njeriut të ri të brumosur me idealet e Partisë dhe shokut Edi.
Ooooo Pallosh, te dhjefsha drejtesine e re qe ke bere. Nuk ta heq njollen partia kollaj, jo. Te dhjefsha magjistratet e drejtesise se re.
Nuk ka më drejtësi por ka gjobaxhinj!
Në fakt kuptoj një gjë që në drejtësinë shqiptare duke filluar nga gjykata kushtetuese, shkallët e tjera të gjyqësorit apo në prokuroritë, ka shumë raste që personat janë me nivel të ulët mendor, mungesë gjykimi të shëndoshë etc. E tmerrshme të jesh jetën e njerëzve në duart e këtyre njerëzve me të meta të theksuara.
o sa mir me qenë shqiptar që tgjith punët si bëjmë mbarë
Ky a është më i mirë i mirë se Olsi Dado noter i ngjitur në fuqi PROKUROR.???A JU LUMTË SE E KENI KAPUR KOOORRRUUUPPPSSSIIOONNIINN.
Keto para nuk duhet ti paguajme ne , populli , ti paguajne gjyqtaret qe marin vedime te gabuara qe ta pyesin bythen ,nese nuk kane tru , kur te marin nje vendim.
tu hiqet licensa atyre prokuror e gjyqtar qe marin vendime te gabuara duke mos u bazuar ne ligj
O Foni a mos ha shum Pllaka gramafoni se greku spiun kot stē boni. Do thush ti nga e di ti qē un jam spiun vetēm nga emri o Foni majmun.
So duket e paska vjedhjen ne gjak,,prandaj edhe ka zgjedh profesionin prokuror,,se aty pasurohesh kollaj,,,,