Shqipëria në shënjestër të Iranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

11 Mars 2026, 09:40Kronika TEMA
Shqipëria në shënjestër të Iranit? Gazetari iranian:

Shqipëria nuk konsiderohet aktualisht një objektiv prioritar për Iranin, megjithatë nuk përjashtohen sulme kibernetike apo fushata propagandistike. Kështu u shpreh gazetari iranian Armin Khameh, i ftuar në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN.

Nuk mendoj që për momentin Shqipëria është ndonjë prioritet i lartë, sepse nuk është se kemi ndonjë mbështetje të fortë në Iran”, u shpreh Khameh.

Ai tha se organizata opozitare iraniane MEK, e cila ndodhet në territorin e Shqipëria, nuk gëzon mbështetje të gjerë brenda Iran.

Edhe MEK-u urrehet si nga opozita, si nga brenda Iranit, si nga të majtët apo edhe nga qeveria. Askush nuk e pëlqen MEK-un dhe përgjithësisht shihen nga popullata si një kult, si njerëz që e kanë tradhtuar vendin shumë shpesh”, tha gazetari iranian.

Ai shtoi se aktualisht shqetësimet kryesore të autoriteteve iraniane janë të tjera, duke përfshirë stabilitetin e brendshëm dhe zhvillimet në rajon.

“Ajo çfarë kanë frikë tashmë është një revoltë popullore, në rast se aparati represiv dobësohet. Gjithashtu kanë shqetësime edhe në lidhje me opozitën apo me milicitë pranë kufijve, për shembull në Dagestan, apo edhe me sulmet që kanë pasur me dronë dhe raketa”, u shpreh ai.

8 Komente

  1. v
    vetem raketa jo

    se per kibernetiken kemi Antikibernetiken

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abu Albani

      Shpresojme te mos ndodhe gje diten e madherishme te Ramazanit. Si psh prishja e altoparlanteve kur te gjithe te jene bytheperpjete ne sheshin Skenderbe.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ajatollahu

        Ahhahha

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejku...

          Hahaha

          Përgjigjjuni
        2. T
          Treni

          S'na lanë me hengër një iftar për qejf bre.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demotakercita

            Abu Albanimos u nxito te thuash fjalen e keqe dhe mesou te respektosh te gjithe njerezit pa u marre me bindjet e sejcilit.Ne demokraci s'ka kristian,muhamedan,cifut apo cdo gje tjeter.Besimi eshte personal dhe jo kolektiv.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Desari

              Po shqipëria ç’ju ka bërë, të hedhësh apo të sulmosh një vënd, që kurrë nuk ka qënë pushtues, por vetëm në mbrojtje të sovranitetit të tij.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Marini

                SPAK do ta zgjidhi duke ndjekur bandat????, kur krye banditin e ka një herë në muaj, që vete shurron në SPAK.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje