Drejtorët e 20 institucioneve të vuajtjes së dënimit në vendin tonë sot përzgjidhen pa konkurs dhe përmes një procesi të mbyllur. Deri disa vite më parë, emërimi i tyre bëhej përmes një gare, por kjo mënyrë nuk u aplikua më pas. Aktualisht, përzgjedhja kryhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili propozon emrin te Ministri i Drejtësisë.
Problemi kryesor mbetet mungesa e kritereve specifike. Për të drejtuar një burg kërkohen pothuajse të njëjtat kushte si për një nëpunës të zakonshëm të administratës publike. Pra, mjafton të kesh përfunduar arsimin e lartë dhe të mos jesh i dënuar më parë, apo në proces hetimi ose gjykimi, për të drejtuar një institucion të vuajtjes së dënimit.
Sot, lista e drejtorëve të burgjeve përbëhet nga emra që në të shkuarën e tyre nuk i kanë shërbyer domosdoshmërisht sistemit penitenciar. Disa prej tyre kanë qenë pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës apo edhe të politikës. Nuk kërkohet përvojë në sistem dhe as aftësi të posaçme drejtuese.
I tillë ishte edhe rasti i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i arrestuar për “shpërdorim detyre” pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci. Cërloj qëndroi vetëm disa muaj në këtë detyrë, ndërsa më herët kishte mbajtur pozicionin e nënkryetarit të Autoritetit Portual të Durrësit.
Në një sistem kaq të ndjeshëm, kjo mënyrë përzgjedhjeje nuk garanton profesionalizëm. Ndaj, sot më shumë se kurrë, ka ardhur koha për rikthimin e meritës dhe vlerësimit real. Një qasje e tillë jo vetëm do të sillte më shumë siguri në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, por do të ulte edhe mundësinë e përsëritjes së ngjarjeve të rënda, si vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit në vitin 2023, apo arratisje si ajo e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, nga Altin Ndoci.
Konstatim i madh! Qe ne Sali Berishen e pare, Fatos Nanon dhe Sali Berishen e dyte keshtu eshte çimentuar. Kur i.m dhe LSI mori nen mbikqyrje burgjet, vazhdon kjo pune, pazare. Partia te ben Drejtor. Dhe jo vetem tek burgjet. Kudo. Partia te jep pune. Dhe punet vene siç po vene.
Turp qe te vazhdohet si ne kohen e enverit qe militant partie te vendosen ne pozicione te larta drejtuese ushtarake pa patur as me te voglen njohuri ushtarake apo policore edhe nje her turp
Te jesh mik i gysit dhe ti besh masazh gjush xhuxhit. Keto jane dy kriteret e kapos per drejtoret e burgut.