FOTOLAJM/ Trafik i rënduar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan

17 Janar 2026, 16:05Kronika TEMA
FOTOLAJM/ Trafik i rënduar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan

Rikthehet kaosi në aksin rrugor Tuneli i Krrabës–rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit, ku pasditen e së shtunës qarkullimi është rënduar ndjeshëm.

Prej orës 14:30, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje shumë të ngadalta në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin dhe Juglindjen e vendit.

Shkak i situatës është fluksi i lartë i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, me qindra familje që udhëtojnë për fundjavë.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të menaxhuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet e plota, por drejtuesit e mjeteve theksojnë se mungesa e zgjidhjeve infrastrukturore e bën këtë skenar të përsëritet pothuajse çdo fundjavë.

2 Komente

  1. T
    Tan tirona

    LE TI BEJNE KERKESE ASPAKUT që të ndertoje një BYPAS me barazi në tendera ???

    Përgjigjjuni
    1. Çelo Mezani

      Do ta zgjidhi qeveria pa merak

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje