Një stërvitje e përbashkët mes 106th Rescue Wing të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Forcës Ajrore Shqiptare ka demonstruar aftësinë për furnizim të shpejtë dhe efikas në terren.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë pamje nga stërvitja, që ilustrojnë angazhimin e trupave shqiptare dhe amerikane në terren. Vengu thekson rëndësinë e këtij bashkëpunimi, teksa shprehet se hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave shqiptare.
Sipas Ministrit, kjo stërvitje ndihmon me një reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren.
“106th Rescue Wing dhe Forca Ajrore Shqiptare në aksion, në një stërvitje të përbashkët për furnizim të shpejtë dhe efikas. Partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave tona, reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren”, shkruan Vengu.
Lini një Përgjigje