Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ avokati: Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK duhet të shkëpusë fijet e korrupsionit të tij

17 Janar 2026, 09:52Kronika TEMA
Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ avokati: Berisha ka

Dokumente te publikuara ne shtetet e bashkuara tregojnë se kontrata lobuese 6 milionë dollarëshe për heqjen e “non gratës” së Sali Berishës, është paguar direkt nga Partia Demokratike dhe jo nga një fondacion shqiptaro-amerikan në New Jersey.

Dokumenti i bërë publik nga aktivistja Evi Kokalari, nxjerr zbuluar selinë blu, e cila ka bërë një tjetër deklarim publik dhe ne KQZ.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri bëri akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e fondeve të përdorura për pagesën e kontratës lobuese.

Gjatë diskutimit në studio, avokati i bëri thirrje SPAK që të ndërpresë, sipas tij, fijet e korrupsionit që lidhen me Berishën. Avokati pretendoi gjithashtu se Berisha u ka dhënë koncesione hidrocentralesh në favor të fëmijëve të tij dhe e akuzoi atë për lobime kundër integrimit europian të Shqipërisë.

“Berisha, që kur e sollën serbët në pushtet, i ka konsideruar shqiptarët si skllevër. Këto janë të shqiptarëve, janë paratë e grabitura, janë paratë që Berisha ka vjedhur vazhdimisht. Fijet e korrupsionit në PD nuk janë prerë. Nga u gjetën paratë që iu paguan La Civita? SHBA nuk pajtohet me krimet e jashtëzakonshme që ka bërë Sali Berisha në këtë vend, si korrupsioni dhe vrasjet. Po hetohet Berisha dhe familja e tij.

SPAK duhet t’ia shkëpusë fijet e korrupsionit Sali Berishës. Berisha i ka dhënë koncesione të hidrocentraleve fëmijëve të tij. Berisha lobon për të mos u futur në Bashkimin Evropian. Kemi të bëjmë jo vetëm me krim kombëtar, por edhe me krim ndërkombëtar. Opozitën shqiptare e kemi në duar të serbëve. Po vuajmë nga krimet e Sali Berishës, sepse nuk janë prerë fijet e korrupsionit të Sali Berishës. SPAK nuk po heton”, tha ai.

Ai tha se populli shqiptar po vuan  pasojat e korrupsionit dhe krimit të kryer nga Sali Berissha.  Ai u ndal edhe tek krimi shtetëror i 21 janari, ndërsa tha se SPAK nuk po tregon interesin e duhur për ta zbardhur.

“Po vuajmë nga krimet e Sali Berishës, sepse nuk janë prerë fijet e korrupsionit të Sali Berishës. SPAK nuk ka asnjë interes për të hetuar 21 Janarin. SPAK po shkel vendimin e Gjykatës së Strasburgut. SPAK, deri tani, është kthyer në vegël. 21 Janari është plaga më e rëndë shtetërore.”, theksoi ai.

11 Komente

  1. M
    Munika

    Te dhjefsha mu ne Spak e mu ne Rame qe nuk I ve minat kesaj drejtesie shpellare te Argites

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu ne litar

      Vetem Spaku nuk e di , nuk e ka degjuar , nuk ka pare gje , po as nuk e ve ne dyshim sinqeritetin , ndershmerine e ish kryeministrit ( krye kriminelit ) Sali Berisha . Terroristi Serb Sali Berisha e di shume mire qe mbrojtja me e mire eshte sulmi dhe ate ka bere qysh ne fillimet e tij politke dhe ja ka arritur qellimit duke akuzuar drejtesine shumicen i ka korruptuar , kush nuk i bindet e zhduk fare . Rasti me i fresket kemi Dumanin . Kur u zgjodh ne krye te Spakur u tha qe ky nuk te fal se eshte i ndershem e c'fare beri , nje vrime ne uje vetem se u pasurua me leket e shqiptarve te vjedhura nepermjet Saliut e u kethye ne nje qingj i bindur i Saliut . Arrestoj kedo qe e udhezonte Saliu dhe beri c'do gje per ta mbrojtur krye kriminelin terrorist Sali qenin , mori rrogat e majme e kam frke se la me shkrim qe mos preket jo vetem Saliu po as familja as rrethi i tij qe ai i quan qendrestare . Po nuk e mori nje trupe e huaj drejtesie ne dore te gjithe ata prokurore qe kene pasur ne dore te gjitha ceshtjet e ketij krimineli ( Saliut ) e ti denoje , te marri te gjitha ceshtjet e bera nga IDAET BEQIRI ti c'veshi nga pasurite te gjitha ata prokurore qe kane pasur ne dore ceshtjet e Saliut . Ku eshte pare e degjuar ne bote te vriten njerez e vrasesi te mburret ne tv se jo vetem qe vrava po do vras jo kater po 3-400 veta e prokuroria te mos guxoje ta arrestoje vrasesin . Vetem ketu ne kete vend qe quhet Shqiperi .

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        E vërteta është që 21 janari ishte indicja kryesore e Reformës për krijimin e drejtësisë së re . U mbushën 15 vjet nga ky krim i shëmtuar shtetëror e Spak vazhdon ta zvarrisë akoma. Nqse Spak nuk e dërgon tani për gjykim kltë cështje për 2 të akuzuarit kryesorë Berisha- Basha atëhere i takon popullit të ngrihet deri në shkrirjen e Spak e Gjkko , krijimin nga e para të këtyre institucioneve me juristë të ndershëm e trima dhe dërgimin në bankën e të akuzuarve të prokurorë e gjykatës të sotëm e të djeshëm që e zvarritën këtë dosje të shekullit.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E

          Berisha, i( e) Berishes, Berishes, Berishen, prej Berishes. Te biesh fyellit ne nje vrime i bie.

          Përgjigjjuni
          1. e
            edmond (koder rreshen)

            Ben me sens sikur ti qendrojm variantit te par ,sikur Dollaret jan paguar nga nje Tropojan ne Amerik,se sa nga Shqiptaret (ne shumes).... "kush ishte nga turma" ! Spaku nuk do te nis hetimet,per arsye se Prokuroret tan vijn nga ish shkolla dhe mesues me bindje marksiste ne Shqiperin e Enverit me idhull Stalinin ,dhe Stalini ka len nje shprehje Lapidar : Me mijra te vdekur jan statistika,nje i vdekur percillet me respekt dhe nderime !

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arguta ballderri Pr dr ne Fakultät te Drejtesise.

              Prokuroret tane jane te dale nga shkolla juridike e Pr Dr Argita nongrada. Argita eshte pr dr ne lenden e korrupsionit,vjdhjeve e vrasjeve te pafundme. Perkrahet nga robqimt e Narkove . Perdoret nga UDB dhe jane krenar qe shkaterruan Shqipen.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Igor

                Or popull injorant ne vend qe te zgjoheni nga gjumi dhe ta rezoni Spakun dhe mos dilni asnji here ne shesh per kete antikombetare jo vetem ky por kunder te dhidhve qe e mbeshtesin lejeni te ngordhe si ne qen i rugeve.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Timi

                  Mos vëni Spak-un ne pozite te keqe se nuk duan prova për Saliun. Kanë mjaftueshëm prova për ta futur burg të përjetshëm por nuk duan. Mos i ngarkoni më tepër prokuroret.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Krejt Parlamenti me Hajduda e kriminela

                    Ska Shtet ne Shqipri ska Drejtsi se me pa pas drejtsi ne Shqipri duhet Sali Krimineli me Burgin te Perjetshem Ilir Florini Bur Per Jet Edi Hajdudi 25 vjet Shprija bahet Shtet dhe ka Drejtsi

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Ha ha

                      Ha ha , sapo lexova titullun , do jete Avokati “i njohur” Idajet Beqiri-thashe. Ky eshte i madh fare. I karikon tifozet me lloj lloj marrezirash. Si avokat ai duhet ta dije se as SPAKu e as aspaku ska lidhje fare me ate pune se parate jane dhene nga shtetas amerikane ne Amerike dhe nese diçka nuk shkon , ka kush e Heton atje. Jepi idajeto yyyyp se diçka ngelet.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironsi

                        Spaku frikacaku e Spaku lafaraku.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje