Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të zonës së Tërpces.
Nga përplasja janë plagosur disa persona, të cilët janë transportuar fillimisht drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë, raportohet se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.
Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Duan shpellaret te ja kalojne njeri tjetrit, zot na ruaj nga keta kafshe qe kan kap nje timon dhe duan te tregojne forcen, spitali ti rjep mire ndersa plocia te nxjerrin fajtorin, ti hrisin patenten dhe te shkojne ne te semes