Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili ishte i dehur në timon dhe për shkak se humbi kontrollin e makinës, ra nga Ura e Dajlanit, dhe për pasojë mbeti viktimë pasagjerja 18-vjeçare, Vikena Greku.
Nga shpejtësia e lartë është përplasur me trafik ndarësen, duke e çarë atë dhe me tej BMW-ja ka rënë nga mbikalimi duke rënë në 30 metra lartësi dhe më pas mjeti ka përfunduar brenda një dyqani që tregtonte lule.
"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases V. G., informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja V. G., shtetasit A. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.
26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa", njofton policia.
Nga 6 apo 7 artikujt që bëjnë fjalë për këtë aksident, shkruhet vetëm që ngjarja ndodhi tek "Ura e Dajlanit" , pa e percaktuar se ku është kjo urë, thua se ka ndodhur tek Ura e Londrës . Ku është kjo urë xhanëm , në Tiranë , Vlorë, Berat ? Jo domosdosmërisht të gjithë duhet ta dinë ku bie ky Dajlani dhe Ura e tij .
Ura e Dajlanit ndodhet ne hyrje te Durresit. Kur vjen nga Tirana,te Ura e Dajlanit behet ndarja,djathtas per ne qytet,majtas te plazhi. Keshtu ka qene dikur te pakten,se tani eshte bere rrumpalle.
50 vjet burg dhe pa avokat ti hiqet e drejta e patentes sa te jetoj ky bandit
Ky QYTEKARI nuk di ku ështe ura e dajlanit...kliko në celular o qyt....... se nuk ka rëndësi ku është ura por drogaxhinjtë ecin rrugëve si të duan dhe nuk i ndalon kush....