Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

16 Janar 2026, 10:27Kronika TEMA
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë Apeli I GJKKO ka lënë në fuqi vendimin

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”.

3 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!

    E cuditshme , si ka mundesi qe Saliu , si "Pronar" i Spak-ut dhe GJKKO nuk mundi ti hiqte sekuestron e pasurive vajzes ???

    Përgjigjjuni
    1. t
      toma

      Hajdutete me me fame ne Shqiperi. Klan mafioz dhe qe i ka duart me gjak.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zana

        Te gjitha do t'i kthehen, mos u çudisni ketu do te jemi e do shikojme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje