Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në zonën e Urës së Daljanit, ku një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore dhe më pas ka përfunduar disa qindra metra më tej, duke rënë mbi një dyqan lodrash.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një vajzë 18-vjeçare, e cila ndodhej si pasagjere në automjet. Po ashtu, janë plagosur drejtuesi i mjetit si dhe dy këmbësorë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas dyshimeve paraprake, automjeti po lëvizte me një shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 300 kilometra në orë. Burime bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e timonit, çka ka sjellë edhe përplasjen fatale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik, ndërsa pritet që ekspertiza teknike të përcaktojë shpejtësinë reale të mjetit dhe shkaqet e sakta të ngjarjes.
Ja pra gangesteret e shqiperis qe paguajne taks vjetore 150 mije leke, grisjani patenten per jete dhe 45 vjet burg per vrasje me dashje. Nese ne kete vend nuk behet siguracioni per mjetein deri ne 5 milion siq e ka gjith europa per moshat e reja do te kete dhe te kete deri sa shtepit te ngelen bosh. Ngushllime familjes se vajzes qe i mori jeten nje kriminel. Vajza kujdes kur udhetoni me keta kriminele sepse u marrin jeten nen efektin e drogerave
300 kmh ???? Me Formula1po udhetonte ? Apo futja kot, që ta bësh interessant artikullin. Gazetarë leshi .
si gjithmon cmenduria jone .keta jane kriminela jo njerez,fati keq per gocen 18 vjecare qe humbi jeten per nji idiot.
Uleeeeee paaaaak shpejtesin or GAZE. AR .
Ja dhe komunistet. Ne me buke ata me gure .
Pervec kesaj mungesa e ndricimit dhe sinjalistika rrugore jane shkaqe te medha per aksident. Rruga nuk ploteson standartet me minimale te sigurise...