Kush e ndihmoi Altin Ndocin të arratiset? Prokuroria po heton dy persona që e vizituan në paraburgim (EMRAT)

16 Janar 2026, 14:25Kronika TEMA
Kush e ndihmoi Altin Ndocin të arratiset? Prokuroria po heton dy persona

Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta të fundit janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.



Megjithatë kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo.


Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyetje apo jo.

2 Komente

  1. f
    fisnik

    Është një krim i organizuar ku përfshihen punonjës të burgjeve që nga drejtori deri te i fundit....kriminela të rrezikshëm janë të privilegjuar ndërsa Erjon Veliaj mbahet si në kohën të diktaturës me helmet në kokë.Ministria e drejtësisë është e dështuar prandaj burgjet urgjentisht nuk duhen varur prej sajë.....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Min e Drejtesise, streha ku militojne kriminelat me te rrezikshem te krimit te organizuar te ripjelljes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje