Arratisja e Altin Ndocit - Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

16 Janar 2026, 15:40Kronika TEMA
Arratisja e Altin Ndocit - Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut

Një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar mesditën e sotme.

Burime zyrtare bëjnë me dije se prangosja e tij lidhet me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete ndaj Cërloj.

Lini një Përgjigje