GJKKO ka dhënë vendimin për avokatin Besart Logu, i akuzuar se i mori 8 mijë euro rryshfet klientit për të ndikuar te drejtësia. Gjykata e Posaçme e dënoi me 2 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 4 muaj burg.
Megjithatë, avokati nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e vënë në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. Po ashtu, ai nuk do të mund të ushtrojë profesionin e avokatit për të paktën 9 muaj.
“Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu.“, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas hetimeve të SPAK, avokati i ka marrë një klienti 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu. Sipas organit të akuzës, “hetimet provuan se kjo shumë nuk ishte pagesë për shërbime avokatie, por një shumë e dhënë kundrejt premtimit se do t’u dorëzohej prokurorit, gjyqtarit dhe ekspertëve për lirimin nga burgu të klientit e tij, S. C.”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 2, datë 14.01.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim.
3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu.
5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit i ngarkohen të pandehurit. 6. Provat materiale si, provat e mëposhtme:
-1 DVD+WR përgjimi ambiental audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 09.12.2024; -1 CD audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 13.12.2024, bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.
He ku je shpellar tropoje, pyta xhat GPT se cfare do te thote mbiemri logu dhe mi pergjegj ; tha eshte mbiemer mali ku bagetit dalin ne sezon vere Hajde next shpellari radhes
Tani bene banalistin ne kazanet televizive
Ky Log Tropojani sikur është nipi i Sali Hajdutit , cfare behet keshtu me kete soi e sorollopin e Salehut
Logu I Saliut,po qe se eshte e vertet se ka mare 8 mij Ero atij I duhet hequr per gjithemon licensa e avokatit.