Vijojnë kontrolle për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH, 10 të arrestuar

17 Janar 2026, 10:15Kronika TEMA
Vijojnë kontrolle për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH, 10 të

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme disa kontrolle një ambient të marrë me qira në një pallat luksoz që ndodhet përballë Kishës Ortodokse në qendër të kryeqytetit. 

Kontrollet në objektin që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Lartë, u bënë me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave. 

Aktualisht, në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 10 persona.

Ndërkaq, dy persona, pronarë të call center janë shpallur në kërkim. Deri më tani janë bastisur 6 ambiente.

Mësohet se zyrat ndërroheshin herë pas here, për të humbur gjurmët nga policia.

Kontrollet kanë nisur prej mëngjesit të djeshëm në disa objekte, pas firmosjes së kërkesës së prokurorisë nga Gjykata e Posaçme.

2 Komente

  1. T
    Treni

    Lajm i thënçin. Çfarë mashtrumi ushtronin këta tipat?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ku eshte Agron Shehaj nga Vlora?

      Po Agron Shehaj ja hodhi kesaj rradhe?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje