
28.310 dollarë kanë grumbulluar përmes donacioneve në Gofundme deri mëngjesin e të enjtes dy motrat e Florind Belliut që duan të marrin kujdestarinë e fëmijëve të tij.
Shuma totale që ato kërkuan nga publiku është 50 mijë euro, ndërsa me njoftimin që u hap vetëm 13 orë më parë, duket se janë në rrugë të mirë.
Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç). Schwibe dhe Rayan.
GoFundMe është një platformë online ku individë, grupe apo organizata mund të kërkojnë e të mbledhin fonde për aktivitete dhe raste të caktuara.
Hallat kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve në kohën kur ende nuk është bërë e qartë mënyra se si ata të dy përfunduan të hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.
“Jam e sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schëibe dhe Rayan.
Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork. Familja është e shkatërruar dhe të gjithë jemi të thyer.
Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkatërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre.
Ne nuk mund t'ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkojme ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t'i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.
Dy pistat e hetimit të ngjarjes së rëndë janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit.
Hetuesit, ndërsa vijojnë punën, thonë se në shtëpinë e çiftit nuk kishte asnjë shenjë vetëvrasjeje, ndërsa kanë konstatuar se Ornela “ka rënë” e para nga ballkoni.
Versioni i një vetëvrasjeje të përbashkët, - në kohën kur Ornela, shtatzënë, ishte e shëndetshme mendërisht -, sa vjen bie poshtë.
Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.
Nena me engjellin e saj ne paqen e perjetshme do kujdesen per dy femijet nga lart! Nuk mbaj me mend sa here ne raste te tilla familjaret hapin gofundme per lemoshe. Ti mbajne hallat e ti rrisin me gjithe te mirat, se kur shkojne ne Shqiperi mburren qe kane gjithe te mirat, e tani kerkojne lemoshe, per femijet e vellait qe i futi ne kete hall.
pupla , sinqerisht po ta them , do te desha shume ta besoja , se nena lart do kujdeset per femijet , dhe se ajo do tu tregoje rrugen e drejte gjate jetes ....po ta them me dore ne zemer , se edhe une jam ritur prej shume shume vitesh pa nene , dhe gjithmone e kerkoj , vec ajo se nena eshte lart dhe kujdeset per femijet eshte nje peralle e krijuar per te ulur sa do pak dhimbjen ...fatkeqesisht dikush tjeter duhet te kujdeset , dhe jo nena lart , une e kuptoj mendimin Tuaj , vec realiteti eshte krejt ndryshe ...... Dhe besom , edhe pse hallat duan ti afrojne ne gjirin e tyre femijet jetime , eshte xhest shume i bukur ato ama nuk kane per ta plotesuar kurre vendin e nenes , qe eshte nje dhe i pazevendesushem ......tung
Me vjen shume keq per cka ndodhi me kete cift te ri dhe femijet qe do rriten pa prinder... por fati i solli ata femije ne USA dhe ketej jane te sigurte....uroj me te miren per ata femije
O zot ruaji femijet nga raca e te cmendurve
Schwibe? Pse s'ja vuri shqip emrin, Shuaip?
Po familja e gruas cfare thotë? Vëllai vrau nënën e fëmijëve dhe unë nuk do u jepja as një cent nga familja e gruas kërkon kujdestarinë...
Po pse e ëma ska familje qe duhet ti marin kto motrat e atij vrasesit.Duhet ti mari familja e asaj gruas per mendimin tim jo kto.
Keta pervecse familje e cmendur,qenkan edhe te degjeneruar!pa i varrosur akoma kerkojne para ne nje kohe qe duhet gjykata te vendosi sepse nese duan dhe kane mundesi me mire ishte qe femijet te rriteshin nga familja e nenes se ndjere dhe jo nga familja e psikopatit ….
Iso,keni të drejtë kta qenkan familje si thoni ju. Familja e Ornelës, ju ka rënë një fatkeqsi që si themi ne shqiptarët,mos i raft as hasmit.Merini dy vogëlushët ju,sido që ti keni problemet e jetës.
Nga cdo ane qe ta shohesh , femijet fatkeqe duhet te shkojne me familjen e nenes se tyre.....
Te ju vie turp qe kerkoni femijet kur vellau i juaj i la qellimisht jetime. Kurrsesi ju, po pati mundesi familja e Orneles ose ti marrin institucionet.