“Dumani kundër Dumanit”/ Eksperti: Grabitja e Rinasit, më është ofruar t’i krijoja një alibi

11 Qershor 2025, 20:28Kronika TEMA

“Dumani kundër Dumanit”/ Eksperti: Grabitja e Rinasit, më

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se Dashnor Dumani dhe Nuredin Dumani, i kishin kthyer jetët e njerëzve si tregti me shumicë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhepi u shpreh se kthimi i Nuredin Dumanit në të penduar, është meritë.

Lidhur me grabitjen në Rinas, Rexhepi shtoi se i ishte ofruar të krijonte një alibi.

“Rasti i Dumanit, është skandaloze të vihet vëllai kundër vëllait. Gjithsesi, unë për grupin Dumani, e kam quajtur marketi i Dumanit, ku jeta e njerëzve ishte si tregti me shumicë. Për ngjarjen e Rinasit, kërkuan alibi për një video, faktikisht, kishte vënë një maskë. Imagjino, kishin krijuar alibi sikur ishin në një vend tjetër. E kishin studiuar shumë mirë. Kjo e Dumanit, është meritë që u kthye në të penduar. Por nga frika. Jam kundër lehtësirave të këtyre, pavarësisht se i njeh ligji. Sa kanë vrarë dhe të marrin lehtësira. Thjesht e kisha te pjesa morale.”, theksoi ai.

1 Komente

  1. K
    Kramer vs Kramer

    Si Kramer vs Kramer,Dumani kriminel vs Dumani Spak.Kete pune Shqiperie dreqi e merr vesh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje