Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën historike të Butrintit, ku një turist gjerman ka ndërruar jetë gjatë vizite turistike.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Kalasë së Butrintit, ku shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Deri tani nuk raportohet për shenja dhune apo elementë të dyshimtë në lidhje me vdekjen e turistit.
“Sot, në vendin e quajtur “Kalaja e Butrintit”, gjatë një vizite turistike, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bëri me dije policia vendore për ngjarjen.
Lini një Përgjigje