Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës greke në Tiranë, duke kërkuar publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtyre vendimeve.
Bido shkruan se mungesa e transparencës ka krijuar prej vitesh pasiguri te shumë qytetarë që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Kjo kërkesë vjen pasi Greqia ka shpallur ‘non grata’ gazetarët Marin Mema dhe Artan Hoxha së fundmi.
Reagimi i Bidos:
Ndalimet në kufirin shqiptaro-grek nuk mbeten pa përgjigje!
Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim.
Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht.
Letra zyrtare:
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë
Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë
Kërkesë për publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek
I nderuar Ministër,
I nderuar Ambasador,
Me anë të kësaj letre ju drejtohem në mënyrë zyrtare për një çështje që ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.
Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:
1. Listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore përkatëse; ose, nëse publikimi i emrave nuk lejohet,
2. Numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën që ndiqet për vendosjen e kësaj mase.
Transparenca mbi këtë çështje i shërben qytetarëve, forcon besimin midis institucioneve dhe ndihmon në shmangien e çdo keqkuptimi.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbetem në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Me respekt,
Ardit Bido
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Qarku Vlorë
Ja paske cuar dhe medias !? Na mbyti protagonizmi !
Nuk është protagonizëm por kërkesë shumë e drejtë. Në fakt këtë duhej ta bënte ministria e jashtme. "Djepi i demokracisë" të sqarojë pse nuk kanë demokraci.
Si e ka emrin e babs ki Birbo!?
Ore deputet, Greqia eshte shtet sovran dhe nuk i jep askujt llogari se cilin person shpall ‘non-grata’. Dhe harroje qe ke per te marre ndonjehere listen qe ke kerkuar.
Edhe ne jemi shtet sovran dhe mund të bëjmë listë me non grata.
Greqia eshte vend antar i Bashkimit European dhe antare e organizates se te drejtave te njeriut. Detyrimet i ka per vehte, te justifikoje pozicionin ku kerkon te jete dhe nese aplikon sistem demokratik qeverisje. Kjo vlen per te zhdukur cdo opinion qe eshte shtet fondamentalist fetar, si fjala vjen Irani.
O lesh,fjala bëhet për greqinë jo për lranin,lëre iranin në hallin e vet.
Ik moj injorante, c'argument idiot eshte ky,c'lidhje ka "sovraniteti i Greqise", my ass, ne kete ceshtje? Kur nuk di c'te thuash mos fol se tregon veetn qe ke tru pule, Agathi Leshi nga Llaka.
DEPUTETI ARDIT BIDO, ME SHUMË GJASA I ËSHTË NDALUAR HYRJA NË GREQI , PRANDAJ AI SOT I KERKON SHTETI GREK TË DEKLAROJË LISTËN E PERSONAVE QË NUK HYJNË DOT NË GREQI.
Ardit në rast se e çon deri në fund, të lumtë or djalë. Duhet patjetër të ketë transparencë që ti çjerrësh maskën Grekëve, Edi Ramës dhe Sali halesë që po e shesin këtë vend përditë.
Na plasi k
Veç edukaten tënde tregon Çim Peks Hale Kukësi i ndyrë!
Veprimi duhur
Nuk je dakord o Nastro??
Ky Bidua i vocerr me heret ish Drejtor dhe i Arkivit te Shtetit (!)... ka harruar te vere poshte letrave qe ka deguar andej-kendej emer-mbiemer te atij qe i ka hartuar!
O Idiot eshte e drejte e cdo Shteti te beje Non grata cdo njeri….Shqiperia ka bere Non grata edhe deputet europian nga Qiprua ..Nuk eshte dicka qe ben buje..Ti do ndonje Karrige te ndash Piten e te mbushesh xhepat e pellet se gjoja te Mbyti Halli per Shqiptaret…Po ne Delvine i mbyti uji e I dogjen gje Vere nuk te degjuam te pellasesh..Ti je akuzuar se ke shperdoruar Postin per vete dhe u shperbleve me Postin e Deputetit nga Sulltani…Mos ben si Trim se te beje non grata edhe Ty Greket se Pension Grek marrin dhe Njerez qe Jane afer Familjes tende …Shkojne shume nga Bamatati ne Janine ne spitalse spitalet qe ka bere Sulltani yt nuk bejne as per Gomaret…mos e kruaj me Greket se patriotet si ti I blen e i shet me kg Greku ju njohim,juve Trimave kunder Grekut,por qe vidhni xhepat e Shqiptareve
Bidon shurrak e fitove gjellen me mut nga taksapaguesit grekqira…iku koha e rracizmit shovinist,nuk e rruan karin njeri per ullinjt e Gerrqis..
Mundohet ti arsyetojë 300evrot!
I lumtë Z. Bido por e para duhej të reagonte Ministria e Jashtme e Shqipërisë! Ku ka humbur "Mamica" apo është fshehur pas gaxhoit!?
"Mamica" ka ngarkuar "gaxhoin" per ta hapur kete problem.
Luan koqe Greqia me Shqipërinë ia shpall të pa dëshirueshëm edhe gazetarët,kurse Shqipëria e gjor as ekstremistet e Agimit të Art nuk guxon t'i kthen.Jepi shteti i Ramës jepi!
Bravo Bido! Nese nuk te kthejne pergjigje, ngrije si ceshtje ne parlament per diskriminim racor!
Ketu nuk eshte problemi per protogonizem por me qe kemi nje shtet ku administrata e tije e sidomos drejtuesit jane nga ata lloje te rijesh qe eksperiencen e kane zero madje sapo fillojne te mesojn sado pak i largojne duke i hequr ose ne se u ka ra mire petku i drejtuesit e cojne ne nje detyre tjeter.Eksperienca ne pune ne Shqipri ska asnje vllere mjafton ti pelqesh HASONIT dhe te gjitha behen.E keni pare si ndrrohen ato shefat e policis qe pa mesuar akoma rruget e qytetebve ku emerohen i cojne ne nje qytet tjeter sepse po arriti te njohi 5 % te mnjerezve dhre rruget ai eshte i gateshem te drejtoj Macukullin dhe policet i dine vete detyrat dhe i riu qe shkone ne detyre te re ,ska njojtur akoma njerzit me te cilet punoi.Prandaj lulzon korrupsioni si ne HARADOS,fjale qe e njehe qeveritari jone. Se ku bie.
Mua p.sh. nuk më pëlqen Fredi hidrauliku por nuk e vë në lista. Po të kem mundësi e shpall nongrata, por ja që nuk mundem. Në Ukrainë ndoshta rusët janë nongrata mirpo ato hyjnë me tanke dhe nuk pjerdhin për nongrata. Kjo është dhe historia jonë me grekët. Sot që flasim e drejta ndërkombëtare ekziston vetëm midis të "fortëve" Përkundër asaj që na është thënë "të barabartë para ligjit " e vërteta është ndryshe. Ose më saktë ajo që ka qënë gjithmonë, ligji I më të fortit.
Keta plera qe ironizojne apo shajne Bidon s'i kuptoj.... Megjithese eshte i njejti qe nderron emrat, skuther pa dinjitet e pa origjine
Shoket greke te mos bejne asnje veprim kunder qytekareve shqiptare e aq me keq te shpallin persona "Non Grada" si Koke-Badolja Artan i marre ne mbrojtje Kardit Koke-Ducja. Ed Palloshi i Gjate, urgjent hap Ministrine e Budallenjve dhe minister bej Kardit Bidonin.
Mëso të respektosh ligjet, simbolet kombëtate dhe historinë e shtetit fqinj dhe bashkë me to mëso të respektosh qindra mijëra patriotët e tu që për ta ai vend është bërë atdheu i dytë i tyre! Nuk erdhën grekët në Shqipëri, ishin shqiptarët që zbarkuan atje këmbëzbathur e të uritur për të ndryshuar jetën dhe të ardhmen e tyre. Dhe ai vend jua dha këtë shans, por nuk mund të lejojë gjarpërinjtë që hedhin helmin e urrejtjes dhe kërkojnë ti kthejnë shqiptare territoret greke!
DEPUTETI TURKO CAM ,,SOCIALIST ,,,,HAHA
Bravo Z. Bido dhe nëse nuk merr përgjigje çoje si çështje në parlamentin Europianë. Dy gazetarët nuk kanë asnjë arsye për nongrata.
Respektoj Inicjativen e z.Bido.....se paku ka nje Ze...qe Therret..por i nderuar Bido: 1-Do te ishte mire qe "llogarine" dhe Faturen ta kerkonte Ministria e Jashteme Shqipetare,,,,ore nje pyetje :Kemi Minister te Jashtem ne???Tani dikush do te thoje Ku jeton ti??Po hico kot pyeta!!"Pshatare" jame une.... 2- @@Komentuesi Bidoni i shurres...ka bere disa "Vrejtje serioze" ne adrese te zotit Bido..dhe jo vetem kaq..por ai shkone edhe me tutje duke thene....se ka te Aferme te z.Bido qe marrin Pensjonin e Grekut???Pse jo ,le ta marrin por kjo eshte tjeter C´eshtje....dhe nese dikush nga Shqiperia shkone dhe Vizitohet ne Spitalin e Janines...kete e bene me Shpenzimet e tije..dhe jo Xhepin e z.Bido......pra...filluan Shantazhet alla Grekce..kunder z.Bido...pse kerkon te Drejten e Mohuar te Shqipetareve nga "Shtetei Demokratike" Greke..qe nuk ka asgje Demokratike...por ka Trasheguar Fjalen Demokrati..(Shteti i Demosit-Demoskratos).. 3-Pake Reagime pres nga Greqia...thjeshte sepse e di se si Funksjonojne..e kame Mesuar kete....dikur??????????
Ty edhe te tjere si puna jote ( dritan hila,....) justifikoni ligjin e luftes qe mban greqia,e keqja eshte se Kure nje shtet mban ligjin e luftes me nje shtet kjo do te thot se shtetasit e ardhur ne ate shtete munde ti largoj e ti mari pasurin qe kane krijuare.....
Zoterinj gazetare , nuk e kuptoj , pse nuk e beni problem ne Unionin Europian te Gazetareve ?! Mediat Greke bashke me qeverine nuk lane hale pa trazuar brenda e jashte vendit , per terroristin Frederiqis Bejleriqis qe u kap me presh ne dore duke blere vota per kryetar bashkie ne Himare , kurse ju gumezhini ketu , duke na u ankuar neve !
Bido lere Ministrin e jashtëme ti bëjë këto punë. Nuk na prishin pinë 2 apo 3 nonhratat, po po pate bythë punoni për ngritjen e mardhënjeve në nivelin si me italin. Nuk bënë deputeti letër për atë priblem se priblemi kryesor është pensioni i mbi 500000 shqiptarve, është deti, është krijimi i kushteve të shqiptarve për punë. Sikur ti e di që do vej Ministrja e jashtme thoja asaj se po e bëri ajo mirë, po se bëri ajo këtë punën tënde mund ta bëjë unë pastaj. Po më kujton Kurtin me Serbin. Punoni me tru për popullin dhe mos bëni pordhë si Fariu studjove televizive.
O komentuesi Sadiu ! Populli yne ka nje shprehje karakteristike , se mielli i misrit nuk mund te terhollet per te bere pete bakllavaje . Italianet jane tjeter popull , njeres me kulture europiane e qyteterim te vjeter , kurse Greqia eshte nje shtet ende me mentalitet mesjetar . Ajo akoma nuk ka ndare qarte pozicionin e kishes nga ai i shtetit dhe ngjason me teper me sistemet e qeverisjeve islamike permes librit te tyre te shenjte , kuranit . Cfardo perpjekjesh qe te behen ndaj Greqise , kjo qe thua ti eshte e pa mundur , eshte si te kalosh ylberin !
Greqia e sotme ngjan me helenet e lashte po aq sa ngjan ISIS me Babilonine.
Vari bidonat Bido bideja
te lumte o cun , mbro dinjitetin tend dhe te vendit tend . atyre vec per kete arsye i eshte dhene nongrata
Ky Bidoja ka te drejte se stergjysherit e Tij kane qene Administrata Osmane per 500 vjet. Prandaj ky Pashallek turk "u clirua" i fundit nga Baba Sulltani. Nuk e dine Genitceret e turqizuar te vetequajturit skiptare qe i kane duart me gjak kunder Kaurreve te Pirros dhe Jeorgios Kastriotis. Nuk hoqet dore nga Osmanet o te Mallkuar. E mbushet Vorio Epirin me qindra Xhamija Arabe.
Patjetër ka rregulla në Salistan. Bredhin me flamuj kanibalët dhe injorantet që e kanë marrë shkollen si ky në mitingjet e PD-se, dhe kanë bërë karrierë si spiuna të UDB-se, Dhe ky shtet prej leshi mban sehir. Prandaj edhe PD nuk ka për tu ringritur kurrë.