Dyshohet se morën dosjet nga kompjuterat e prokurorëve të SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

30 Korrik 2025, 15:10Kronika TEMA
Dyshohet se morën dosjet nga kompjuterat e prokurorëve të SPAK,

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokaj të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal që 'hakeroi' e-mailet e prokurorëve të SPAK.

Dy ish-zyrtarët mbahen nën masën e arrestit në burg, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK.

Sulmi kibernetik ndodhi më 12 Mars, por SPAK reagoi përmes një deklarate zyrtare ditë më vonë, duke thënë se hackerat kanë arritur që të marrin të dhëna nga adresat e emaileve të disa prokurorëve, por se nuk kanë arritur që të depërtojnë në sistemin e brendshëm të sigurisë apo të rrjedhin dosje hetimore.

SPAK sqaroi se arrestimi i tyre u bë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e emaileve të prokurorëve, dhe se sekuestruan pajisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

 

Lini një Përgjigje