I mori 10 mijë euro një personi përmes mashtrimit, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

30 Korrik 2025, 13:49Kronika TEMA
I mori 10 mijë euro një personi përmes mashtrimit, arrestohet

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka mashtruar një person duke i marrë një shumë prej 10 mijë euro.

Sipas bluve, i riu me iniciale E. D., banues në Tiranë, i ka marrë në periudha të ndryshme kohore, shumën e parave shtetasit me iniciale G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”.

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje