VIDEO/ Shpërthimi me tritol në lokalin në 'Rrugën e Durrësit', arrestohet një nga autorët e dyshuar

30 Korrik 2025, 11:08Kronika TEMA
VIDEO/ Shpërthimi me tritol në lokalin në 'Rrugën e

Policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të shpërthimit me tritol që ndodhi më 18 korrik 2025 në rrugën e Durrësit, në një lokal në pronësi të shtetasit Arbër Sinani.

Në kuadër të hetimeve të kryera u ndalua shtetasi H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje, i cili i ka dhënë motomjetin në pronësi të tij autorit që ka vendosur lëndën plasëse.

Policia po vijon punën për identifikimin e autorit që ka vendosur lëndën plasëse si dhe të personave të tjerë të përfshirë.

“Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme në funksion të hetimit.

Lini një Përgjigje