Një 31-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në qytet.
Në njoftimin e policisë thuhet se në automjetin dhe në banesën e tij u sekuestruan sasi (në trajtë boçeje) dhe doza Cannabisi, 5 peshore elektronike, 175,000 lekë, 1,060 euro dhe shuma të tjera në valuta, të dyshuara si fitime nga veprimtaria kriminale.
Operacioni i koduar “Qyteti” u finalizua pas disa javësh hetimesh, ndërsa në pranga ra shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë.
Nga hetimet dyshohet se 31-vjeçari siguronte sasi kanabisi dhe i ndante në doza për t’i shitur në zona të ndryshme të Kuçovës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje