Policia e Shtetit ka reaguar pas një deklarate në media të shtetasit A. (E.) M., i cili pretendon se ishte viktimë e një incidenti të ndodhur më 17 janar 2024 në Rrëshen.
Sipas Policisë, qytetari u ndalua për kontroll dhe refuzoi të bashkëpunonte me efektivët, duke shfaqur sjellje agresive dhe provokuese.
Në reagimin zyrtar, thuhet se në komisariat ai ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj shefit të Komisariatit, Klodian Kondi, dhe punonjësve të tjerë.
“Pamjet filmike janë dorëzuar tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe rasti është në gjykim në Lezhë”, thekson Policia, duke shtuar se zbaton ligjin me paanshmëri dhe mbron integritetin e efektivëve të saj.
“Në ambientet e brendshme të Komisariatit, shtetasi A. (E) M. reagoi me dhunë fizike, fillimisht duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, e më pas duke tentuar të godasë me grusht Shefin e Komisariatit, Kryekomisar Klodian Kondi, si dhe duke e goditur atë me shkelm në pjesën e gjymtyrëve, në prani të disa punonjësve të tjerë“, thuhet më tej.
Kondi ka bërë kallëzim penal për “goditje për shkak të detyrës” dhe “kanosje”. Ngjarja është aktualisht në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë.
Ky Klodiani ishte ai nën drejtori I VL. Që shkoi vetë në vendngjarje por nuk çoi policinë, si dhe i kërkonte atij gazetarit mos të publikonte pamjet. Duket komplet llum dhe intrigant!
Ore po te kete godit shefin dhe qendron akoma ne kembe brenda ne komisariat hallall i qofte dhe i qofte hara buka shefit qe se ja nxjerr me barel nga komisariati ok kush guxon ne bote te preje policin te fusin plumin ne mes te rruges se po u prek uniformae policise ka rene shteti okk
Në përgjithësi sa herë që policia dhunon dikë policët që dhunojnë denoncojnë të dhunuarin. Mirëpo,jo rrallë kemi parë policë që ngujohen brenda pas dhunës së ushtruar. Përse ngujohen kur janë të dhunuar? Zakonisht dhunuesi fshihet nga i dhunuari. Këtu kuptohet që tek e tek diçka nuk shkon.