Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

30 Korrik 2025, 11:12Kronika TEMA
Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë.

Mes shumë neneve të propozuara, përfshihen ndryshime për kontrollin teknik të mjeteve.

Në nenin e draftit të Kodit të Ri Penal thuhet se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike apo në kundërshtim me ligjin do të konsiderohet kundërvajtje penale që dënohet me gjobë deri në dy vite burg.

“Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”-thuhet në nen.

 

7 Komente

  1. C
    Celo Mezani

    Dy vjet burg po nuk bere kolaudimin, per parakalim nga brenda me 180 km/h qe eshte manovra me e rrezikshme per jeten tende dhe te te tjereve nje gjobe e thjeshte. KODI PENAL I MARREZISE. Autoret: Arben PSIKOPAT Rakipi dhe Ulsi DESHTAK Manja.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lyesieni

      Këta jana të gjithë të frustuar mendërisht dhe seksualisht. Ndoshta leximi i librave të Dostojevskit apo Balzakut, do tu hapte pak mëndjen e tyre të mykur, të cilët çdo zgjidhje e shikojnë tek ndëshkimi e jo korrektimi.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murgu

        Ore jeni në okë ? prekeni Shqiptarin në portofol dhe i keni bërë të tëra. Ju është bërë mëndja burg,po burgu I koston buxhetit (popullit) dhe jo kondravajtësit !

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje qytetar

          Cfare eshte ky ? Ligj kinez apo koreano-verior ?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shoferi pa patentë

            Para një muaji lexuam një lajm. Në Shqipëri qarkullojnë 1 milion mjete të regjistruara.... Nga këto , 250 mijë automjete nuk paguajnë taksat, nuk bëjnë kontroll teknik dhe nuk kanë siguracion mjeti......... Turp nuk ke , o shtet?....... E dyta------- Në çdo katër drejtues mjetesh njëri nuk ka patentë...... Ky është konkluzion i policisë: U kontrolluan në mënyrë të rastësishme, 100 mjete në aksin Tiranë - Durrës. 25 drejtues mjetesh nuk kishin patentë....... . Turp të kesh o shtet.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labeati

              Me mire te marre gjobe apo deri 2 vjete burg se sa te merret jete njerezish

              Përgjigjjuni
              1. D
                Durresi

                Ketyre qe bejne ligje duhet leruar nena, PSE cfare eshte kriminel ai qe ska kolaudim,atije qe vret i jep dy vjete burge,o nenat.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje