E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sipas një njoftimi zyrtar të Ambasadës së SHBA-së, në qendër të takimit ishin bashkëpunimi i ngushtë mes SPAK, BKH dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të drogës.
Gjithashtu, u diskutua edhe vizita e fundit e Dumani në Uashington, ku ai zhvilloi takime me zyrtarë të Administratës Trump, përkatësisht në Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.
O Mero po çfare janë keta lajme idiote. e ka pyetur kjo punonjsja e ambasades se nuk ështe askushi i ngarkuara e vari arit Dumanin e mbaruar si ia kaloi në dasem se takime ne Dash dhe departamentin e drejtesise vetem gazetarucët tuaj shikojnë.
E keni humbur seriozitetin me të cilën u krijua ai institucion. Njerez të politikës, të krimit, qe dolli vëndin në prag lufte civile, tjetri hodhi në erë një fshat, ku u vranë fëmijë e gra, ku vrasjet në bulevard, bëjnë qe interesi dhe bindja se ky institucion, vetëm se është majmur me rrogat qe ju i kini paguar. Nuk kanë bythë sepse në mes tyre ka notere prokurorë, ka kamikazë të atyreve që përmënda më lart, ku paraqitja e tyre në fillim të muajit, është fyese për institucionin, se ato venë vetëm për të bërë shurrën, dhe kaq mbaron zbatimi i ligjit për ta.
Dumani eshte nje fshatar qe do bente namin Ik o Duman fillo ndonje pune tjeter se nuk je per prokuror.