E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir, arrestohet një prej 6 djemve të shpallur në kërkim

26 Janar 2025, 13:08Kronika TEMA
E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir, arrestohet një

Policia ka arrestuar një prej 6 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në Astir disa ditë më parë.

Blutë e kryeqytetit vunë në pranga 36-vjeçarin Ermal Binjaku, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ai është një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së 9 janarit, ku Sajma Qordja nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkolike telefonoi në polici, rreth orës 14:00 se ishte dhunuar nga disa persona, telefonat që alarmoi policinë e cila blindoi për mbi 1 orë zonën e Astirit në Tiranë.

Policët e RENEA-s hynë me litar nga tarraca në dritaren e katit të 8-të dhe nxorën vajzën nga apartamenti i marrë me qira ditore nga Joni Sadikaj.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

2 Komente

  1. F
    Franz Kafka

    Ehhh e shkreta vajz. Pasi beri telef 5 burrat e pare, kerkoi 5 te tjer por nuk ia gjeten dot, ndaj e alarmuar lajmeroi policine. Ishalla tani gjen 20-30 burra te tjer qe tja qetsojn shpirtin

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Rini e djegur! Droge, alkool seks ne grup dhe arme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje