Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Dhjonisi Kapllani, ka mbetur i plagosur sot rreth orës 02.20 në rrugën “Dodekanisou 86” në lagjen Peristeri të Athinës.
Ka qenë një “Audi” Q2 me targa ZNZ-5931 që ka ndjekur automjetin tip “Smart” ku udhëtonte si pasagjer shqiptari. Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart” zbret Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjeçari shqiptar.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, raporton se pas kësaj të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke lënë të plagosur Kapllanin. Një autoambulancë ka transportuar në spital të plagosurin ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia. Aty janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri ndoshta të kalibrit 7.62 mm.
Dhjonisi Kapllani rezulton se ditën e djeshme ka dalë nga burgu pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek për mosmarrëveshje personale.
Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë.
Në 30 qershor 2021 është kapur bashkë me 3 shqiptarë të tjerë me 2 kg 30 gram kokainë, 5 kg 461 gram marijuanë dhe 31 gram cannabis.
Dhionisi dhe Kapllani mor Hyqmet!
Po Vangjelis Dule ku e le ???? Vangjelis Dule grek ??? Ka Dule grek ??? Apo harove , e ka Dules ...me "s" ne fund , te me falesh ...eshte grek ...
Dule eshte evgjit.
Dhionisit ja paskan bere nje vrime ne ball. Duhet te ruhen nga e dyta
Dhjernisi ate rruge ka mare , rruge te mbare ne xhenet.
mer zhap zi.
Shumë e vertet ajo që thonë disa komentues. Dhionisi së shpejti do shuhet si dhjesa (muti) në shi, është vetëm çeshtje kohe. Të afërmit e tij do krenohen me dhjesën e tyre.
Dhionisi pe gerqie dhe kapllani pe shqiperie,, e paska ngren derrin,,ceshtje kohe,,,
Po pse e rende? Çfare mbjell, korr.
mos eshte Viriopiriotis nga Himara re , se ska Shqiptar me kete emer e mbiemer
E "rende" e perse per nje burgaxhi qe ne moshen 22 vjec, i Dhjeri po i dhjere do te mbetet, larje esapesh nuk ka per te shpetuar kete rruge ka zgjedhur dhe Meros i vjen keq.