Lehtësohet lëvizja në kufi, regjim i çliruar për kalimin në pikat kufitare mes Tropojës dhe Gjakovës

8 Korrik 2024, 19:41Kronika TEMA

Lehtësohet lëvizja në kufi, regjim i çliruar për

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë me regjim të lehtësuar lëvizje në dy krahët e kufirit, përmes pikave kufitare që lidhin dy vendet, në zonën e Tropojës e Gjakovës.

Përfitues janë jo vetëm këta qytetarë, por edhe turistë që vizitojnë dy shtetet. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla dhe homologu i tij Xhelal Sveçla ishin sot në Pikën Kufitare Qafë Morinë, ku nënshkruan Protokollin e implementimit në pikat e përbashkëta doganore.

“Moduli i sistemit të kamerave bën filmimin, leximin e targës dhe targa e automjetit kalon, ngarkohet në sistem, kjo ndiqet për ta sqaruar, vetëm për automjete me numra, me targa të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Për të tjerat vazhdon pjesa e kontrollit që kemi pasur dhe mos harroni asnjëherë që gjëja e rëndësishme në gjithë këtë proces është njehsimi, pra pikat e përbashkëta të kontrollit. Kjo është një arritje shumë e rëndësishme mes dy qeverive tona”, tha ministri Balla.

Protokolli do të vihet në zbatim në pikat e kontrollit të përbashkët kufitar, në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar si Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush. Në fund, Balla ftoi qytetarët në dy krahët e kufirit, për të rritur sa më shumë prurjet e asaj që e konsideron, turizëm patriotik.

2 Komente

  1. ?
    ????????

    E quani dhe turizëm patriotik. O ju qiftë derri ropt, nuk i duhen shqipërisë këta turqit shqipfolës. Le të shkojnë në kroaci për turizëm, këtu nuk duhen.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Kjo tregon maredheniet midis dy shteteve po permiresohen. Shqiperia akoma ka nevoje te rrise standartet per te bashkpunuar me ngushte me Republiken e Kosoves.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje