E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzon dy persona në polici: Abuzuan seksualisht me djalin me aftësi të kufizuara

16 Prill 2024, 14:15Kronika TEMA
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzon dy persona në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një 44-vjeçare ka kallëzuar në polici dy persona që sipas saj kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç me aftësi të kufizuara.


Nëna është paraqitur bashkë me djalin në Policinë e Elbasanit, ku ka bërë edhe denoncimin. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më datë 4 prill. Policia ka ndaluar dy personat e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton policia.       

 

1 Komente

  1. P
    Parruca

    Ndajeni mendjen, ose eshte 44 vjeç dhe ka e lindur djalin ne moshen 13 vjeçare, ose eshte 60 vjeç.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema