E zuri porta, plagoset rëndë i mituri shqiptar në Itali

9 Prill 2023, 19:41Kronika TEMA

E zuri porta, plagoset rëndë i mituri shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, një 12-vjeçari shqiptar i ra sipër porta e hekurit të shtëpisë së tij.

E si pasojë i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga raportimet e para, mësohet se djali po luante ndërsa babai i tij po bënte disa punë në pjesën e jashtme të shtëpisë.

Derisa në një moment të miturit i ra porta sipër. I pari që dha ndihmën e shpejtë ishte babai i tij, i alarmuar nga zhurma e hekurit kundër betonit. Por nuk mundi të lëvizte portën i vetëm, ndaj edhe u ndihmua nga fqinjët.

Lini një Përgjigje