
E ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.
Ajo tregoi me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali I tregoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait.
Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.
“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë.
I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi.
11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po çante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”- tha ajo.
vrasesi e ka dash nusen e vllait ma fort se vllai .dicka ka ndryshu dhe ai o terbu
Fshehja e konfliktit te ben te dyshosh qe mes viktimave ka patur mardhenie intime dhe kunatit i eshte kerkuar nderprerja dhe largimi nga shtepia.Largimi nga puna 2 dite para te ben te mendosh qe plani qe menduar me pare.Ne keto kushte ai ka zgjedhur te vetvritet por edhe te ndeshkoje ate qe ai mendon se i ka sjelle kete situate pra kunaten. Ne thelb ai u ka thene familiareve "Nese se gezoj une mos e gezofshi as ju" Nje lloj kamikazlleku ne kushte depresioni. Gjithesesi,levizja e armes qe s pranohet nga babai (gje qe une e dyshoj) te con ne piken tjeter qe jane ekzekutuar nga vellai i tradhetuar...Viktima se fsheh dot armen...Babai e nena s pranojne ta kene fshehur...Atehere historia kercet kur vritet dikush pa konflikt dhe per me teper vret veten po arma gjendet diku tjeter.