Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, pritet të mbërrijë pasdite

26 Shkurt 2026, 08:50Kronika TEMA
Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, pritet të mbërrijë pasdite

Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pritet finalizimi i procedurave të ekstradimit gjatë ditës së sotme, nga Dubai, në Shqipëri, të një shtetasi të shumëkërkuar.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Durim Bami, 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

2 Komente

  1. M
    Mero

    Po te filloje te flase ky do kete zhvillime te vrullshme! Te shohim sa te afte do te jene SPAK-istat ta bindin!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Po Tigri, Llalla, Taci dhe bandite te ketij lloji kur do ekstradohen?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje