Policia ka shpallur në kërkim 50-vjeçarin Tori Ruci alias Viktor Ruci, si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 66-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ndërkohë që korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, ka arritur të sigurojë edhe foton e tij.
Burime hetimore për Top Channel bëjnë me dije se grupi po kërkonte 50-vjeçarin Tori Ruci (alias Viktor Ruci), me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës, i cili rezulton me precedentë penalë dhe së fundmi nën hetim për trafik droge.
Dyshohet se konflikti ka lidhje me mosmarrëveshje pronësie për një lokal në zonën bregdetare, ku më herët ka pasur përplasje mes Rucit dhe një prej personave të përfshirë.
Sipas hetimeve paraprake, grupi kishte shkuar në karburant pasi dyshohej se Ruci ndodhej aty në atë moment. Situata është tensionuar kur Rexhep Ismaili ka ndërhyrë për të shmangur përplasjen, duke deklaruar se personi i kërkuar nuk ndodhej në vend dhe ishte “në shtëpinë e tij”.
Pas një debati verbal, konflikti ka degraduar në dhunë fizike dhe më pas është përdorur arma e zjarrit. Si pasojë, 66-vjeçari mbeti i vrarë.

Nëse një popull do ta kesh gjithmonë të nënshtruar që të jetoj në injorancën e padijes, Mos investo në fushën e arsimimit. Dhe ktë e bëri mësëmiri politika shqiptare kto 36 vjet. Dhe përfundimet e injorancës së njerëzve dihen. Si në ktë rast. Përfundimisht ska për tu bërë ai vënd.
Poshtë mentaliteti primitiv barabar Turko-islamik. Këto mbeturina otomanë nukë meritonë që të jetonë në evropë, apo në cilivzim këta duhët të debohën në Anadoll apo në vendet islamo-komuniste.
Po ky a ishte mik me viktimen, cne autor i vrasjes? Bejeni lajmin tamam.