
Portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi 51-vjeçarin, Ardian Nikulaj ka dyshime se fshihet në shtetin grek.
Nga të dhënat e deri tanishme të policisë së shtetit, rezulton se Saraiva nuk ka dalë zyrtarisht nga territori i Greqisë prej datës 20 prill, kur hyri nëpërmjet doganës së kapshticës një ditë pas vrasjes. Ai u largua bashkë me anglezin Harry Simson dhe të dy vazhdojnë të jenë ende në kërkim.
Ndërkohë policia shqiptare po shkëmben iformacion edhe me autoritetet portugeze dhe ato britanike për të lokalizuar dhe arrestuar dy personat e shpallur në kërkim.
Kujtojmë që është arrestuar financuesi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 Prill në Shëngjin, Edmond Haxhia. Po ashtu, janë arrestuar dhe tre nga informatorët britanikë, Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Ardian Nikulaj u vra mesditën e 19 prillit në ambinetet e lokalit në pronësi të tij në Shëngjin. Prokuroria dhe Policia e Lezhës thonë se ngjarja ka pasur motiv gjakmarrjen. Shkak është bërë një konflikt mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj që ka nisur në vitin 1996 dhe ka vijuar deri në vitin 1999 ku ka pasur disa të vrarë.
Lini një Përgjigje