
Eliminimi i Ardian Nikulajt, i cili u vra nga të huaj më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin, është projektuar prej të paktën 2 vitesh. Porositësit kërkuan gjithandej për pajtimin e një vrasësi brenda vendit, por burime konfidenciale i thanë Report Tv se askush nuk e mori përsipër vrasjen e 51-vjeçarit.
Të njëjtat burime, referuar raporteve të agjencive inteligjente, saktësojnë se për vrasjen e tij ishin ofruar deri në 500 mijë euro, por sërish nga vrasësit shqiptarë me pagesë është konsideruar pre shumë e vështirë.
Kjo, mesa duket, ka detyruar Edmond Haxhinë, që të pajtojë një skuadër të tërë vrasësish dhe bashkëpunëtorësh nga Britania e Madhe dhe Portugalia për t’i dhënë fund misionit. Vetë Ardian Nikulaj e kishte nuhatur se e donin të vdekur prej të paktën 6 muajsh, dhe për këtë arsye kishte rritur sigurinë dhe lëvizjen me makinë të blinduar, por pa ditur se kush ishin agresorët.
Për të vrarë 51-vjeçarin, Edmond Haxhia, solli në Tiranë 4 britanikët, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson si bashkëpunëtorë e informatorë dhe portugezin Ruben Saravia, si ekzekutorë. Të huajt mbërritën në Shqipëri njëri pas tjetrit, kamufluar si turistë, por që në fakt mision kishin vrasjen. Saravia e vëzhgoi për 2 muaj terrenin ku do të vriste biznesmenin dhe politikanin lokal të Lezhës, teksa bazën e qëndrimit e kishte tek shtëpia e Haxhisë në fshatin Kakarriq.
Pas disa ditësh intensive vëzhgime, më në fund, agresori qëlloi drejt Nikulajt mesditën e 19 prillit, pasi u njoftua nga bashkëpunëtorët. Po atë ditë, britanikët dhe portugezi lanë vendin tonë, një pjesë nga Rinasi dhe pjesa tjetër nga pika kufitare e Kapshticës në rrugë tokësore, ndërsa një ditë më vonë fluturoi drejt Londrës Edmond Haxhia. Por, liria e 4 prej 6 personave të shpallur në kërkim zgjati pak, pasi policia dhe prokuroria siguruan prova të mjaftueshme shkencore dhe pamje filmike për t’i identifikuar.
Haxhia, Mithan, Hunt dhe Bridgeman, u arrestuan të shtunën në Londër, pasi u lokalizuan nga autoritetet shqiptare përmes komunikimeve të celularëve. Të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Tiranës pas përfundimit të procedurave, ndërsa për shkak të veprës penale që akuzohen, mendohet se gjykatat britanike nuk do të pengojnë ardhjen e tyre për t’u hetuar e gjykuar në Shqipëri.
Dy të tjerët, Ruben Saravia dhe Harry Simpson, akoma nuk janë lokalizuar. Arrestimi i Saravias në vendin e origjinës Portugali dhe më pas ekstradimi i tij në vendin tonë do të ishte i vështirë, por përmes Britanisë së Madhe ekziston një mundësi. Duke qenë se në vendin ishullor kërkohet për trafik droge, ekstradimi të bëhet fillimisht atje dhe më pas drejt Tiranës./ Shqiptarja.com
Qe nji i huaj ,te shetisi e rri ka gjate ne nji Qytet /Lokalitet e bjeri ne sy nga vendasit dhe asnji mos te tregoj interes , per kte qendrim te tij ne nji zone kaq gjat e mos te kerkoje asnji te Dhene Personale te individit , as Policia e as vet populli qe s'duhet te jet kaq naive dhe trajtoje vendin e tij ,pa Zot ,ku I Huaji mundet te beje jovetem Varavingo ,si ja do trapi e mos t'i kerkohet se Kush Je ? Nga vjen ? Kush eshte arsyeja e qendrimit tend ktu kaq gjate , dhe me von X -Verifikim se me cfar Turisti kemi te bejme ,me nji thjeshte Turist apo dicka me shume se sa duket , eshte vertet injorance , eshte Skandaloze , per nji popull i cili sdo me dit nga Siguria dhe natyrishte qe pastaj " befasohet " kur i Huaji si Turiste na vret Bashqytetaret tane dhe hduket pa len gjurme ! _ Pash nji emision te Mirenjohurit Mema ,diku ne fshatrat e thella te Korces Mokrre ne mos gaboj dicka e tille , ku prej Vitesh nji Vend atje nji Varg Shkembore i njohur ne Historia e asaj Zone , vizitohet shpesh nga Turiste te Huajt , qe vijne me Harta ne duar e gerrmojne per Thesare apo cfar duan te gjenjen ata dhe fshataret e zones aty , rrijne e tregojne si te ishte joVendi i tyre , pa asnji ndjenje Atdhetare ,si nji Vend Pa Zote , ku te Huajte vijne e bejne cte duan e vendasit fryjne syt si idiote ,ne vend qe mos te lejojne asnji Te Huaj ,te preki gje me dore ne kto Obkjekte Historike te Zones , dhe te Lajmerojmne Policine e largojne qe aty . duke i treguar se Shqiperia nuk eshte nji Vned pa Zot ,qe ju te vini e rrembeni gjithcka . Turp nji naivitet i tille ,ku shqiptari nuk eshte i afte ,te tregoj se eshte Zot ne vendin e tij . Me cfar merret Pushteti Vendor Policia e Shteti ? Perse nuk vihen tabela mos Afrimi Objekteve te tilla e Ndalohet Germimi nga Personat te Paautorizuar nga Shteti Shqiptare ? Pa shko njiher ti si Shqiptare me kazma e lopata e Canta me Harte ne dore e Gerrmo ne nji Shtet Te Huaj ? Provoje njiher qe te mesoshe se si do te pergjigjen populli atje e Policia ?
Nuk osht Probleme. Qe te hujet hynj dhe dalin bonj vrasje .te vehet ligji shqipri denim me vdekje me Litar te Kater qe bon vrasje .dhe merret haku ndaj atyre qe bon vrasjen ne shengjin .tja qin ate None Portugali atij kurves atje ku e ka dhe 3 te anglezve atje angli tja qin None Kur kan Daten tja Morrin Hakun gjaku me gjak lahet .lene Policen bonj punen vet .Patrioten boj punen vet