''Saliu planifikoi vrasjen e Shkëlqimit sepse Tropoja po dilte jashtë komandës së tij'', dëshmia e Zylfie Haklajt për konfliktin me familjen Hoxha: Fatmiri qëlloi Hakiun

30 Prill 2023, 09:10Kronika TEMA

''Saliu planifikoi vrasjen e Shkëlqimit sepse Tropoja po dilte

Në emisionin “Review” në Euronews Albania është publikuar dëshmia e Zylfie Haklajt, e motra e vëllezërve Haklaj.

Ajo ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ka familja e saj me familjen Hoxha, ku shkak si pas saj ka qenë protesta që u organizua në Tropojë në vitin 1998, vit kur u vra dhe Azem Hajdari.

Në dëshminë e saj ajo thekson se vëllai i saj Fatmiri, qëlloi me armë Haki Hoxhën pasi ky i fundit nuk pranonte që të hiqte dorë nga protesta.

“Në shtator të vitit 1998 plagoset Azem Hajdari në Parlament. Saliu  organizon protesta në Tropojë dhe pastaj ato do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë, ku qëllimi i tij, ishte të shfrytëzonte  situatën për marrjen e pushtetit.

Fatmir Haklaj nuk lejon që protestuesit të thyejnë dhe shkatërrojnë në qytet, ju kërkon caktimin e një sheshi për organizimin e protestës  në mbështetje të Azem Hajdarit.  Drejtuesit e protestuesve nuk i binden kërkesës së Fatmir Haklajt, por Fatmiri në këtë moment ju premton që do të lidhej me Ministrinë e Brendshme dhe do ju kthente përgjigj.

Drejtuesit e mitingut kur ndër ta ishte dhe Haki Hoxha nuk presin përgjigjen e Ministrisë së Brendshme, por vazhdojnë protestën. Fat miri ju kërkon dhe njëherë në mënyrë paqësore që të ndalnin protestën që po zhvillohej në mes të qytetit të Tropojës dhe në kundërshtim me ligjin ku po prishej qetësia publike. Fatmiri i del turmës para dhe ju kërkon zbatimin e ligjit por ata përsëri refuzojnë. Kështu Fatmiri e humbet kontrollin dhe qëllon drejt njërit nga drejtuesit e mitingut që quhej Haki Hoxha. 

Kështu shpërndahet protesta dhe hakmarrje do të vazhdonte mes nesh pavarësisht  se ‘fruta’ do të haheshin nga Sali Berisha.  Saliu duke u bindur që Tropoja po dilte jashtë komandës së tij dhe pengesa kryesore ishin Haklajt ai nuk humbet kohë dhe planifikon vrasjen e Shkëlqimit për të goditur dhe Fatmirin”- thuhet në dëshminë e saj.

20 Komente

  1. D
    DikManJaku

    Pra ne 98 kur Sali Berisha nuk ishte ne pushtet. Yt vella vrau dike sepse po protestonte. Jo sepse kishte arme jo sepse po e kercenonte tet vella por se po protestonte aty ku yt vella i kishte thene te mos e bente. Dhe per kete e ka fajin Sali berisha?? Interesante

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drane

      Perbindeshi i Vicidolit ka 32 vjet ne krye te pushtetit Kriminal te agjentruses serbo-ruse ne Shqiperi dhe do te vazhdoje te kendoj esi bilbil, sepse i duhet Edi Rames si dordolec per te larguar nga fushatat elektorale te PS shpirterat e keqinj te tipt te DikManJakut

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Rames i duhen shume dordolece si puna jote, apo jo o ushtar i RahmaniEdverit!!!!lol

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drane

          Une i duhem Partise Demokratike ketu ne USA, ku kam 25 vjet qe kam shpetuar nga huliganet e Trustit Kriminal te "Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes" qe e kane marre peng Shqiperine.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Ver Lafsha

          O Drande paska edhe Tropoja femra " te bukura seksi " si Zylfia prandaj mos i shani maloket dhe Tropojen vetem prej Saliut

          Përgjigjjuni
        3. K
          Korcari vip

          o loqe I ke pare protestat e Vicidolasve, ata thyen komisariatin disa here, keta kane qene shkaterrues, vetem plumbi I mbante. P.S po te them me perkedheli loqe se dhe ti e ke zgjedhur emrin DIK.

          Përgjigjjuni
        4. l
          leka

          Thone si ne Tropoje para shume vjetesh ishte mbjelle nje sasi e madhe hashashi diku ne nje zone... dhe thone se kur u be gati hashashi, disa djem te shkathet shkuajn dhe e korren por ne fakt pronaret e hashshit ishin familje me emer dhe qe nuk te falnin. thone madje se korresit e hashashit kishin mbi supe jo pak por nja 4 vrasje ne malsi te gjakoves deri ne ato caste...

          Përgjigjjuni
          1. l
            lenci

            Spak duhet ta arrestonte kete Zylfijen. Ka vrare dy persona. Sa per Haklajt...u vrane te gjithe se te tille ishin. Vrases ishin. Dhe ju shkaterruan kullen qe eshte turp i madh ne malesine e Gjakoves. Idajet B...qiri eshte nje ndyresisre. I denuar ne komunizem. I denuar ne demokraci. Tani eshte nje llafazan me pagese. Ben der..der..der. Po foli ai asgje nuk ndodh.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Korcari vip

              Loqja number 2 se njeshi eshte Diku. Kjo nuk eshte Zylfija po, motra tjeter.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fisniku i Freskut

                lenci, urime besoj se te pagoi mire me rubla perbindeshi i Vicidolit, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha???

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nikolla

                  O pler me pseudonim lenci, që na i thomi karit me emrin qi po prezantohesh ti. O legen i frigum si po ftyrën due me ta njoh, e diku ke me mdal e me tregue se sa tdham vramja e njeriut. Qysh po i del mbrojtje berushës ku të tan po e din se ça bani me jet njerzish o i degjenerum. Kjoft mallkimi nshpin tane o i degjenerum si ta marrsh vesh ça do me than gjaku, jeta si ta merr kush njashtu si ti si po e qun vedin lenci apo genci. Pthu ti qisha dhe të dekunit.

                  Përgjigjjuni
                2. G
                  Goni

                  Keta ishin bandite qe komandonin Tropojen e benin kontrabande dhe kerkojne ti veshin me petk politik per ti nderuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    19

                    Zonje e nderuar kjo pune zgjidhet vetem me hakmarje vriti djalin ose vajzen ose nje mbese dhe shife pastaj si shkojne gjerat fjolle per familjen tuaj te nderuar .sala dhe ne foto e kishte frik fatmirin dhe gjith fisin haklaj .se berishet jane jevgj me origjine te vjeter .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kasemi Kamzes

                      Berishovicet e Vicidolit jane ruse nga Uralet; jane trima dhe te marrin gjak ne vetull. Une cuditem qe nuk e kane palosur akoma Id. B-ne?

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Mëndja ftohtë!

                      Po lexoja dhe gjykoja arsyet me sa mundem?! I zgjuari perdorë mendjen dhe han frutat kurse budallai çon për lesh veten dhe gjithë familjen. Pushteti nuk eshtë privat per ta mbrojtur, ai mbrohet me ligj. Eshtë ligji ai që duhet të veprojë dhe jo maliqi...por ju i dini vet gjerat sidoqoftë..! Thjeshtë, ju u vratë per interesa (para, pushtet, forcë, dominim, emër etc..) Sidoqoftê këto gjera nuk rregullohen ma...Sali Bisha dhe të gjithë bishat pas tijë shijonë pushtetin kurse ju dhe ata që u lënduan jetojnë me dhimbjen. Tani të paktën mundohi që të mos ju përdori ma politika. Sail Bishën veq kur ta dënojë zoti madh, ai i ka mbaruar tashmë ditët e veta. Kaq e thjeshtë!

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        emigranti

                        te lumte o mendja e ftohte saliu nuk eliminohet dote vetem kur ti vije vdekj nga zoti

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jugu

                          Ik o grua dhe jeto ato dite qe te kane mbetur. Mos u keqperdor nga Rama dhe te majtet se nuk ta ka fajin as Berisha askush, por vellezerit e tu kane bere nje mije te keqija ne ate zone dhe per ate u vrane. Ti vet ke vrare dhe normalisht duhet te denoheshe. Mos u keq perdor kaq keq nga politika dhe nga ky Beqiri.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tRt

                            Interesante! Kerkojne te dalin heronj. Saliu eshte kriminel kjo nuk ka dyshime. Problemi esjte se ju ishit kriminela para se te kishit pune me Saliun. Keni vrar ne Mal te Shkelzenit. Pse nuk flisni. Ju jeni fare e keqe, pa ndergjegje. Po familjarve te viktimave qe vllezerit e tu kane vrar, a thu ndiejn dhimbje sa here ju dilni e beni viktimen. Ju donit me u ba shtet ne tropoje aq te cmendun, te poshter e etur per pushtet ishit.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pensionisti i Porcelanit

                              Vellezerit e kesaj motres kane vrare dhe u vrane; Sali Berisha ka vrare dhjetefishin e tyre edhe jeton si Pasha ne mes te Tiranes; ky eshte ndryshimi.

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Leandri

                              O njerëz, se kuptoni dhimbjen e motrës për vëllezërit. Mos ju raftë ajo fatkeqësi, lërjani drejtësisë që ajo vet ua kërkon. Gjirhkush e di se sa nëna, motra, baballarë, vllezër e fëmijë, qajnë për të dashurit e vrarë, ku qajnë edhe ata që skanë një varr, ku killeri berisha vrasësit i mbushi me lekë dhe i nisi nëpër botë. Përse fshihet Ilir kumbaro, vrasësi dhe autori i zhdukjes remzi hoxhës. Ndoshta është vonë për killerat që kërkojnë pushtet, por më mirë vonë, që të qetësohen ato shpirtëra të vrarë.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje