EMRAT/ Pastruesja bën "kërdinë" me vjedhje në Tiranë bashkë me të birin, grabisin rreth 120 mijë euro

7 Janar 2023, 10:46Kronika TEMA

EMRAT/ Pastruesja bën "kërdinë" me vjedhje në

Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kanë vjedhur rreth 120 mijë euro, (mallra me vlerë dhe para) në banesën ku punonte 49-vjeçarja.

Mësohet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës që ajo ka qenë e punësuar në këtë familje ndërsa aktualisht ishte shkëputur nga puna.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, Policia tha se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

"Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj.

Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Inside".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve:

- R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme"- njofton policia.

 

3 Komente

  1. J
    Jimi

    Po fare te benin ata te ngratet !? Paraja tundon mbretin jo fukarane. Po mbahen 120 mije Euro ne shtepi !?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      Po fare te benin ata te ngratet !? Paraja tundon mbretin jo fukarane. Po mbahen 120 mije Euro ne shtepi !?

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari i Thjeshtë

        Nje pyetje provokuese: Po ai koqia e kandarit qe i mbante ne shtepi, mos ka bere gje evazion fiskal, apo lere ce deshe. Mbahen 120,000 euro ne shtepi, apo kafe xhepi jane! Edhe ai do vene ne hetim, pa dashur ta akuzojme kot.. ku i gjeti aq para zoteria...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje