EMRI/ Po kërkonte flori në Tërvol të Gramshit, shpëtohet 43-vjeçari pasi mbeti i bllokuar në shpellë

15 Janar 2023, 11:18Kronika TEMA

EMRI/ Po kërkonte flori në Tërvol të Gramshit,

Forcat RENEA kanë shpëtuar 43-vjeçarin Andrea Dervishit, i cili mbeti i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme në Gramsh.

Mësohet se një punonjës i RENEA-s ka nxjerrë nga shpella e Tërvolit 43-vjeçarin, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.

Që në orët e mbrëmshme u bë përpjekje për t’i dhënë ndihmë Andrea Dervishit, por nuk u arrit që të nxirrej nga shpella, megjithatë ai u mbajt në survejim.

Mësohet se Dervishi kishte shkuar në këtë zonë për të kërkuar florinj, kur mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar në rreth 200 metra thellësi.

Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.

1 Komente

  1. F
    Floriri

    Hahaha qafir, desh te coi per lesh floriri, haha shkove per bythe dhe desh e hengre n'byth

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje