Falsifikoi dokumentet për të përfituar studimet në Akademinë e Sigurisë, e pëson efektivi i policisë

9 Korrik 2024, 11:55Kronika TEMA
Falsifikoi dokumentet për të përfituar studimet në

Gjergj Gjeloshi efektiv i policisë është ndaluar nga AMP. 29-vjeçari ka rezultuar se ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.


''Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve", “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme'',- njofton AMP.

Lini një Përgjigje